Arian Avrazi

Drejtor

Arian Avrazi

Ka përfunduar studimet në degën e kompozicionit në Institutin e Lartë të Arteve (Universiteti i Arteve) ne vitin 1981. Nga viti 1981-1986 ka punuar pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore si metodist. Gjatë viteve1986-1992 ka punuar si inspektor muzike në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Nga viti 1992-2000 ka punuar pranë Teatrit Kombëtar të Operes, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku nga 1998-2000 ka qënë Drejtor Artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Nga viti 2002 punon pranë Ministrisë së Kulturës si specialist i trashëgimisë jomateriale, përgjegjës sektori dhe Drejtor.