Edmond Ahmeti

Drejtor

Edmond Ahmeti

Ka studiuar Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Drejtësisë. Mban gradën “Doktor i Shkencave Juridike” në të drejtën civile. Mban titullin e avokatit nga Dhoma e Avokatisë së Tiranës.

Ka punuar si Jurist në Byronë Shqiptare të Sigurimit ku është marrë kryesisht me përfaqësimin e këtij institucioni në gjykatë me specifikë paditë e regresit. Ka ofruar asistencë juridike vullnetare në studion “Këshillime Ligjore.” Prej më shumë se 6 vitesh është lektor në universitetet  jo publike në disiplinat e të drejtës private: E drejtë biznesi, E drejtë bankare, Pronësi Intelektuale, Procedurë Civile. Si i përzgjedhur i programit Lead Albania- AADF  ka mbuluar detyrën e këshilltarit për çështjet ligjore dhe të drejtave të autorit dhe detyrën për marrëdhëniet me Parlamentin pranë Kabinetit të Ministrit të Kulturës. Së fundmi ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit dhe më pas në administratën publike si Drejtor në Drejtorinë e të Drejtës së Autorit në Ministrinë e Kulturës.