Ledina Beqiraj

Drejtor i Përgjithshëm

Ledina Beqiraj

Ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin Jo-publik Luarasi, si dhe ndjekur masterin për të Drejtën Civile, pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Drejtësisë. Mban titullin e avokatit nga Dhoma e Avokatisë së Tiranës.

Ka punuar si juriste në Qendrën Kombëtare të Artit dhe Kulturës, në Zyrën Shqiptare për të Drejtën e Autorit, duke ndjekur çështjet kryesore të zbatimit të ligjit për të Drejtën e Autorit. Së fundmi ka ushtruar detyrën e Inspektorit të Lartë, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.