Mimoza Hysa

Drejtor

Mimoza Hysa

Ka kryer studimet universitare në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, për Gjuhë dhe Letërsi Italiane. Është diplomuar gjithashtu për Letërsi dhe Kulturë Italiane nga ICoN (Bashkësia e 22 Universiteteve Italine). Aktualisht është Doktorantë në fushën e Studimeve Letrare pranë QSA.

Me përvojë të pasur në fushën e letrave: si përkthyese e autorëve të rëndësishëm të letërsisë italiane, si shkrimtare e tre veprave në prozë, si studiuese e letërsisë shqipe dhe letërsisë së huaj, me pjesëmarrje aktive në shtypin e shkruar. Me përvojë në hartimin, drejtimin dhe zbatimin e politikave kulturore në bashkëpunim me organizata kombëtare e ndërkombëtare, në hartimin e platformave dhe projekteve kulturore në veçanti në fushën e librit. Fituese e disa çmimeve kombëtare në fushën e krijimtarisë, si dhe fituese e Çmimit Kombëtar të Përkthimit për vitin 2014, akorduar nga Ministria e Kulturës Italiane. Në vitet e fundit ka mbuluar detyrën e Këshilltares së Ministres për çështjet e kulturës, si dhe ka drejtuar Drejtorinë e Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimin.