» Kalendari Turistik 2018 “Sokaku i të Marrëve” mbledh 4500 spektatorë
Postuar më: 21/07/2018

Kalendari Turistik 2018 “Sokaku i të Marrëve” mbledh 4500 spektatorë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ndaloi në Gjirokastër, ku rreth 4500 spektatorë ndoqën premierën absolute “Sokaku i të Marrëve”, më këngë e valle të Jugut, me pjesëmarrjen e rreth 4500 spektatorëve në një natë. Kalendari turistik veror 2018, hartuar nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me institucionet artistike në vend, TKOB, AKKVP, Teatri i Kukullave, Cirku Kombëtar, AQSHF dhe skenën e pavarur bën bashkë trashëgiminë dhe kulturën, me gjithëpërfshirje nga Jugu në Veri, duke i kthyer skenat e hapuara të trashëgimisë dhe sheshet e qyteteve në skena artistike, në një komunikim të gjallë me publikun.
Kalendari përfshin rreth 70 shfaqje në zonat bregdetare nga Velipoja në Dhërmi, nga Shëngjini në Korçë, nga Shkodra në Ksamil e Gjirokastër.
Përveç kalendarit turistik me shfaqje dhe aktivitete, të gjitha sitet kulturore janë të përgatitura të mirëpresin turistët vendas shqiptarë dhe të huaj duke ofruar një shërbim cilësor me biletari elektronike në 7 site të trashëgimisë ; vizitueshmëri në çdo ditë të javës; orare të zgjatura për sezonin turistik.
Gjithashtu 4 muze të reja i janë shtuar listës së siteve të trashëgimisë: Muzeu Arkeologjik Durrës, Muzeu i Artit Mesjetar Korçë, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”dhe Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”.