» Njoftim për konkurim për vend pune / Drejtor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Postuar më: 05/11/2018

Njoftim për konkurim për vend pune / Drejtor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E KULTURËS

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE

Datë 05/11/2018

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”,  si dhe të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” – Kategoria e pagës II-b

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

           

Objektiva Artistikë

  1. Të ndërtojë një platformë nxitëse për nxitjen e ideve të reja dhe eksperimentale në teatër, pjesë e së cilës të jenë:
  • një strategji sa më gjithëpërfshirëse në gjuhën dhe mjetet shprehëse teatrale të koncepteve bashkëkohore në stile, gjini artistike dhe aplikimin e një gjeografie sa më të gjerë të diversitetit kulturor;
  • një projekt bindës për gjithëpërfshirjen e sa më shumë zërave të rinj në teatër, dhe formave të reja të performancës skenike.
  1. Të ndërmarrë shkëmbime ndërkombëtare, veçanërisht të zhvillojë ato ballkanike dhe evropiane.

 

Objektiva të Politikës Kulturore

  1. Të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet arsimore përmes projekteve që nxisin përfshirjen dhe krijimtarinë e të gjithë grupmoshave në përgjigje të politikës së Ministrisë “Edukim Përmes Kulturës”;
  2. Të krijojë lidhje me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e privat për të ndërgjegjësuar dhe tërhequr një publik të ri;
  3. Të dëshmojë kreativitet dhe të ndërmarrë nisma frymëdhënëse për të fituar audienca të reja;

 

Objektiva në Administrim

  1. Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit;
  2. Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor;
  3. Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta;
  4. Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit për të lehtësuar dialogun me Ministrinë e Kulturës prej nga varet;

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

  1. Të ketë arsim universitar dhe kualifikime plotësuese në fushat e: artit, menaxhimit të artit kulturor dhe drejtimit të projekteve kulturore;
  2. Të ketë përvojë të konsiderueshme në drejtim, menaxhim dhe krijimtari në fushën e artit skenik;
  3. Të dëshmojë përvoja ndërkombëtare në fushat e përmendura në pikën a dhe b;
  4. Të ketë përvojë në drejtimin e institucioneve kulturore e artistike dhe ti dëshmojë ato;
  5. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e teatrit shqiptar me qëllim reformimin e tij përkrah modeleve më të mira bashkëkohore;
  6. Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës;
  7. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu dhe privat dhe t’i dëshmojë ato;
  8. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë;
  9. Të ketë përvojë me teatrin e të rinjve dhe në programe të Edukimit Përmes Kulturës;
  10. Të ketë përvojë në artin multimedial;
  11. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrimi CV;
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

 

Kandidati duhet të dorëzojë një platformë për administrimin dhe promovimin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 05/12/2018, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës.