» Njoftim për shtyrje afati të projekteve
Postuar më: 12/02/2018

Njoftim për shtyrje afati të projekteve

Te nderuar aplikantë,

 

Ministria e Kulturës njofton të gjithë subjektet që kanë paraqitur projekt aplikime për vitin 2018, se, për shkak të volumit të madh të propozimeve të paraqitura, shtyhet afati i vlerësimit përfundimtar të projekteve.

Fondi i Ministrisë së Kulturës për projektet u hap më datë 4 dhjetor 2017deri më datë 12 janar 2018. Pranë Ministrisë së Kulturës janë paraqitur 291 projekt-aplikime në art-kulturë dhe trashëgimi kulturore.

Vlerësimi, mbështetet në kritere të përputhshmërisë me prioritetet e strategjisë së Ministrisë së Kulturës publikuara:

  • Platforma dhe programe të edukimit përmes artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore;
  • Platforma dhe projekte në funksion të turizmit kulturor, veçanërisht atij bregdetar;
  • Projekte që mund të integrohen në kuadër të vitit “Skenderbeut”;
  • Projekte në kuadër të Vitit të Trashëgimisë Kulturore Europiane;

Mbështetur në përvojën dhe kapacitetet menaxhuese të aplikuesit, projektet duhet të japin garanci në cilësi dhe përmbajte të aktiviteteve, në aspektet:

  • shpërndarje të rezultateve, ndikimit dhe qëndrueshmërisë;
  • shtrirje gjeografike / gjinore / moshore / integritet dhe diversitet kulturor;
  • ndikimin e projektit në zhvillimin e audiencave;
  • angazhimin e potencialit e ri krijues dhe punësim;
  • aftësi bashkëpunuese me partnere dhe donatorë të tjerë mbështetës në projekt;

 

Data e shpalljes së projekteve fituese do të jetë 19 shkurt 2018.