» Njoftim për thirrje publike. Licensim në fushën e administrimit kolektiv
Postuar më: 09/05/2018

Njoftim për thirrje publike. Licensim në fushën e administrimit kolektiv

Me qëllim rritjen e transparencës dhe të besueshmërisë në procesin e licensimit/ri-licensimit të agjencive të administrimit kolektiv në fushën e të drejtës së autorit, përfshirjen e sa më shumë subjekteve në zbatim të parimit të konkurrueshmërisë si dhe në favor të mbrojtjes maksimale të interesave të kategorive të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, Ministria e Kulturës inkurajon të gjithë subjektet e interesuar të aplikojnë për licensim në fushën e administrimit kolektiv, në Drejtorinë e të Drejtës së Autorit pranë Ministrisë së Kulturës.

Duke marrë në konsideratë faktin e  mbarimit të afateve të licencave për administrimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të  lidhura, në zbatim të ligjit nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, Ministria e Kulturës njofton të gjithë të interesuarit, të cilët shfaqin interes në fushën e producentëve (prodhuesve) sipas të gjitha formave të njohura nga teknologjia apo në fushën e kinematografisë apo të veprave të tjera audiovizuale por dhe në degë të tjera të artit të aplikojnë, të bëjnë gati kërkesën, formularin e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm sipas të gjitha kritereve të përcaktuar në Udhëzimin nr.5166, datë 20.10.2016 ”Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të tjera shtesë në sqarim të kritereve të parashikuara në nenin 133, si dhe përcaktimin e kushteve dhe procedurës së marrjes së licencës ose ripërtëritjen e saj, në bazë të nenit 134, të ligjit nr. 35/2016, datë 31.3.2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” dhe t`i depozitojnë në zyrën e Protokollit të Ministrisë së Kulturës.

Të interesuarit mund të paraqiten pranë Ministrisë së Kulturës për të marrë çdo informacion të nevojshëm për kriteret e licensimit dhe për plotësimin e dokumentacionit në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Afati për plotësimin dhe dorëzimin e plotë të dosjes së aplikimit për licencim është data 28.05.2018.

Njoftimi gjendet dhe në faqen zyrtare të Drejtorisë për të Drejtën e Autorit: www.dda.gov.al