» Oferta turistike 201, itinerare të reja të trashëgimisë
Postuar më: 31/07/2018

Oferta turistike 201, itinerare të reja të trashëgimisë

378, 571 vizitorë, në rritje prej 41% nga viti i kaluar

Programi i Ministrisë së Kulturës “Rrugët e Besimit” sjell këtë verë 8 destinacione të reja turistike të objekteve të kultit, me histori dhe vlera të veçanta, jo vetëm për t’i shpëtuar si trashëgimi kulturore, por edhe për t’i kthyer në itinerare turistike. Për periudhën janar- qershor 2018 numri i vizitorëve në muze, kala, parqe arkeologjike është shënuar me 378, 571 vizitorë, në një rritje prej 41% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Itineraret e reja turistike të objekteve të kultit  që i shtohen ofertës turistike 2018 janë: Kisha “Fjetja e Shën Mërisë”, Labovë  e Kryqit;  Kisha e Kosinës , Kosinë, Përmet; Kisha e Sopikut, Pogon; Kisha e Shën Kollit, Voskopojë; Kisha e Shën Mërisë, Voskopojë; Kisha e Shën Ilias, Voskopojë; Manastiri i Shën Prodhomit, Voskopojë; Kisha e Shën Spiridhonit, Vuno, Himarë; Kisha “Shën Thanasi” Karavasta, Lushnjë. Gjithashtu është në proces zbatimi Rikualifikimi Urban dhe Restaurimi i objekteve në Qendrën  Historike dhe Zonën e Mbrojtur në fshatrat Dhërmi dhe Vuno. Përkatësisht janë 252 objekte në fshatin Dhërmi  dhe 182 objekte në Vuno.