» Oferta turistike 2018, itinerare të reja të trashëgimisë 378, 571 vizitorë, në rritje prej 41% nga viti i kaluar
Postuar më: 01/07/2018

Oferta turistike 2018, itinerare të reja të trashëgimisë 378, 571 vizitorë, në rritje prej 41% nga viti i kaluar

Programi i Ministrisë së Kulturës “Rrugët e Besimit” sjell këtë verë 8 destinacione të reja turistike të objekteve të kultit, me histori dhe vlera të veçanta, jo vetëm për ti shpëtuar si trashëgimi kulturore, por edhe për ti kthyer në itinerare turistike.
Ministria e Kulturës gjendet e gatshme për të pritur ‘mysafirët’ e verës.
Për periudhën janar- qershor 2018 numri i vizitorëve në muze, kala, parqe arkeologjike është shënuar me 378, 571 vizitorë, në një rritje prej 41% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Itineraret e reja turistike të objekteve të kultit që i shtohen ofertës turistike 2018 janë:
-Kisha “Fjetja e Shën Mërisë”, Labovë e Kryqit;
-Kisha e Kosinës , Kosinë, Përmet;
-Kisha e Sopikut, Pogon;
-Kisha e Shën Kollit, Voskopojë;
-Kisha e Shën Mërisë, Voskopojë;
-Kisha e Shën Ilias, Voskopojë;
-Manastiri i Shën Prodhomit, Voskopojë;
– Kisha e Shën Spiridhonit, Vuno, Himarë;
– Kisha “Shën Thanasi” Karavasta, Lushnjë;
Gjithashtu është në proces zbatimi “Rikualifikimi Urban dhe Restaurimi i objekteve në Qendrën Historike dhe Zonën e Mbrojtur në fshatrat Dhërmi dhe Vuno, përkatësisht: 252 objekte në fshatin Dhërmi dhe 182 objekte në Vuno.