Risena XHAJA

Sekretar i Përgjithshëm

Risena Xhaja ka lindur në Tiranë më 25 shkurt 1980. Ka kryer studimet e larta universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë, Tiranë dhe është diplomuar në vitin 2002. Në vitin 2008 është diplomuar në Master pranë Shkollës Pasuniversitare për “Studime Europiane”. Është në process dokutorature pranë Fakultetit të Filologjisë, Tiranë.

Në eksperiencat e punës në janar 2003 ka filluar punë si Specialist në Drejtorinë Juridike, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në shkurt 2007, Përgjegjës Sektori i Legjislacionit në Drejtorinë e Sportit pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në prill 2007 Drejtor i Drejtorisë Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimin, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në Qershor 2007 Përgjegjës Sektori i Legjislacionit në Drejtorinë e Sportit pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Për periudhën Qershor 2007-2013 ka ushtruar funksionin Përgjegjës Sektori i Shërbimeve Juridike në Drejtorinë e Hartimit dhe Përafrimit të Legjislacionit dhe Shërbimeve Juridike, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në vitin 2013 Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëveshjeve në Ministrinë e Kulturës. që nga viti 2016 deri ne 2019 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekonomik dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Ministrisë së Kulturës.

Njëkohësisht është aktivizuar edhe në mësimdhënie.

Në vitin 2003 ka punuar si Pedagoge e jashtëme pranë Fakultetit të Ekonomisë për lëndën “E Drejtë Civile”. Në  vitet 2007 – 2008 Pedagoge e Jashtme pranë Fakultetit të Shkencave Sociale për lëndën “E Drejtë Civile”. 2008- 2013 Lektore pranë  një Universiteti jopublik  për Lëndët “E Drejte Civile” dhe “Teknike Legjislative”.

Gjatë aktivitetit profesional ka realizuar edhe botime në kuadër profesional por edhe të fushës që mbulon Ministria e Kulturës.

2010 Botimi i ciklit të leksioneve të lendes “Shkrim dhe Arsyetim Ligjor”.

2011 Botim me teme “Legjislacioni shqiptar për trashëgiminë Kulturore dhe rishikimi i tij. Risitë dhe Problematikat”. Konferenca Kombëtare “Trashëgimia Kulturore dhe vendi i saj ne shoqërinë e sotme shqiptare”.

2013    Botim me teme “ways to increase the effectiveness of cultural tourism in Albania” “Aspekte të rritjes së efektivitetit të turizmit kulturor në Shqipëri”. International Conference On Human and Social Sciences Rome 2013.