Kisha e Manastirit të Shën Kollit (Mesopotam) është një monument i trashëgimisë kulturore në Mesopotam, rrethi i Delvinës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri. Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “Nr.586. Datë . 17.03.1948 & Nr.4874. Datë.23.09.1971”.

Manastiri duhet të jetë ndërtuar në 1224. Absida e dyfishtë e bën unike në zhanrin e saj, dhe disa kërkues kanë hipotezuar që ky manastir të ketë qenë përdorur për mesha si katolike ashtu dhe ortodokse.