Arian Manahasa

Drejtor Kabineti

Z.Arian Manahasa ka lindur në Tiranë më 03 Nëntor 1968. Ai ka përfunduar me sukses studimet universitare (master Shkencor) për Arkitekturë pranë Universitetit G. D’Annunzio – Chieti – Fakulteti i Arkitekturës, Pescara (Itali) në vitin 1998, në fushën e projektimit dhe teknologjisë së arkitekturës.
Është licensuar nga autoritetet italiane në shkurt të vitit 2009 për ushtrimin e profesionit pranë Urdhërit të Arkitektëve të Pescara – Itali.
Në eksperiencat e punës fillimisht u emërua në shkurt të vitit 2000 , si Shef Sektori pranë Drejtorisë së Planifikimit Urban në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit.
Në vijim, punoi si Drejtor i Drejtorisë së Shpronësimeve pranë Ministrisë së Transportit i emëruar në korrik 2000.
Ai ka mbuluar rolin e Drejtorit të Drejtorisë në Bashkinë e Tiranës gjatë periudhës nëntor 2000 – gusht 2002.

Drejtor i Agjensisë së Legalizimeve pranë Ministrisë së Punëve Publike në shtator të vitit 2003.
Në vitet 2004-2005 ka qënë pjesë e stafit të Zyrës së Cooperacionit Italian si ekspert projektimi, pranë Ambasadës Italiane në Tiranë.