Ledion Lako

Drejtor i Përgjithshëm

Ledion Lako

Ka kryer studimet universitare në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, Tiranë. Mban titujt Master Profesional Euromesdhetar në Kulturë dhe Turizëm në Universitetin “Aldo Moro”, Bari- Itali dhe Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare, Organizata Ndërkombëtare” në Universitetin Europian të Tiranës. Aktualisht ndjek studimet në vitin e fundit pranë Shkollës së Doktoratës, për Filozofi Politike në Universitetin “Aldo Moro” në Bari, Itali.

Gjatë dy mandateve ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës. Në dy vitet akademike ka qenë lektor në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës, lënda: “Trashëgimia Kulturore e Shqipërisë”. Së fundmi, për periudhën katër vjeçare ka mbajtur funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës .