Risena Xhaja

Drejtor I Pergjithshem

Ka kryer studimet e larta universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë, Tiranë dhe është diplomuar në vitin 2002. Në vitin 2008 është diplomuar në Master pranë Shkollës Pasuniversitare për “Studime Europiane”. Është në proces dokutorature pranë Fakultetit të Filologjisë, Tiranë.

Në qershor 2006 ka filluar punë si Specialist në Drejtorinë Juridike, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve duke u ngritur në detyrë të Përgjegjësit të Sektorit të Legjislacionit, pastaj të Drejtorit të Drejtorisë Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimin. Për periudhën Qershor 2007-2013 ka ushtruar funksionin Përgjegjës Sektori i Shërbimeve Juridike në Drejtorinë e Hartimit dhe Përafrimit të Legjislacionit dhe Shërbimeve Juridike. Në vitin 2013 Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëveshjeve. ndërsa nga viti 2016 e në vazhdim mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekonomik dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Ministrisë së Kulturës. Njëkohësisht është aktivizuar edhe në mësimdhënie si lektore.