» “Hamlet Makina”në Teatrin Eksperimental
Postuar më: 27/09/2014

“Hamlet Makina”në Teatrin Eksperimental

Në kuadër të aktiviteteve të edicionit të tetë të Deutscher Oktober | Tetori Gjerman, oganizuar nga Ambasada Gjermane dhe Instituti “Gëte” sjell premierën e shfaqjes “Hamlet Makina”, me regji të Stefan Çapalikut në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Tiranë.

Teksti i shkruar në vitin 1977 nga dramaturgu gjerman Heiner Müller i titulluar “Hamletmakina” është një lloj mohimi i formës tradicionale të dramës, duke qenë se nuk ka as karaktere dhe as veprim. Bëhet fjalë më shumë për fragmente të ndryshme proze të renditura njëra pas tjetrës. Kjo pjesë teatrale e mbështetur çlirët në veprën e Shekspirit reflekton tragjedinë e intelektualit në shoqërinë socialiste.

Regjisori Stefan Çapaliku, në bashkëpunim me Qendrën e Gjermanishtes, e sjell për herë të parë në Shqipëri “Hamletmakinën”. Përmes kësaj pjese ai synon të krijojë referenca me historinë e vonë të Shqipërisë, të tematizojë faza të caktuara historike si dhe të thyejë klishe të mentalitetit.

Me aktorët: Alfred BualotiEva Alikaj
Koreografia: Gjergj Prevazi;
Skenografia: Sadik Spahija;
Muzika: Hajg Zacharian;
Përktheu: Pandeli Pani;
Artdresing: Yllka Gjollesha;
Video: Elis Gjoni & Besmir Cani;
Grimi: Bebeka Alla;
As/regjisor: Emiljano Papali
Interpretojnë: Erjon Hitaj, Reze Qerreti, Irgenta Dervishaj, Matilda Bajrami, Rosella Pelliccioti, Edrin Hekurani.

Në datat 4, 5, dhe 6 Tetor 2014, ora 19.00, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Tiranë