Hapen thirrjet për projekte kulturore për vitin 2020 - Ministria e Kulturës
Postuar më: 16/01/2020

Hapen thirrjet për projekte kulturore për vitin 2020

Ministria e Kulturës hap thirrjet për projekte kulturore për vitin 2020. Kjo thirrje u drejtohet organizatave jofitimprurëse,  personave fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin dhe edukimin në fushat e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Kjo thirrje synon mbështetjen e projekteve që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri.

Projekt-propozimet që do të paraqiten duhet t’i përmbahen kritereve të vendosura nga Ministria e Kulturës, në mbështetje të politikave të saj për zhvillimin e artit dhe kulturës, nën moton “E ardhmja është origjinë”.

Projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 1 mars – 5 dhjetor të vitit 2020.

Thirrja për projekt-propozime e Ministrisë së Kulturës për vitin 2020, hapet:

Nga 16 JANAR 2020 deri 14 SHKURT 2020, ORA 14.00

Procesi i vlerësimit të projekt- propozimeve kalon në dy faza:

Faza parë – Vlerësimi i projekt-propozimeve nga kolegjiumi i ngritur për këtë thirrje. Kolegjiumi do të përzgjedhë ato projekte, që plotësojnë kriteret e vendosura për të kaluar në fazën e dytë.

Faza e dytë – Projektet e përzgjedhura do të prezantohen në një audicion të hapur. Në fund, kolegjiumi do të përzgjedhë edhe fituesit për këtë thirrje.

Të gjithë aplikuesit, që kalojnë në fazën e dytë do të njoftohen në datën 25 shkurt 2020, ndërsa audicionet për përzgjedhjen e projekteve fituese, do të zhvillohen në datën 27 shkurt 2020.

Çdo njoftim do të bëhet përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.al

Lista e Dokumenteve për të aplikuar janë si më poshtë:

1. Udhezuesi i Thirrjes 2020

2. Formulari i Aplikimit 2020

3. Formulari i Buxhetit 2020

Aneks 1_Tabela e aktiviteteve 2020

Aneks 2_Lista e dokumenteve 2020