» Njoftim për konkurim për vend pune / Drejtor në Muzeun e Artit Mesjetar, Arsimit dhe Arkeologjik Korcë
Postuar më: 05/04/2019

Njoftim për konkurim për vend pune / Drejtor në Muzeun e Artit Mesjetar, Arsimit dhe Arkeologjik Korcë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E KULTURËS

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE

Datë __/__/2019

Në zbatim të Ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, si dhe kërkesave dhe procedurës së përcaktuar për konkurim në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor, në Muzeun e Artit Mesjetar, Arsimit dhe Arkeologjik Korçë.

Kategoria e pagës për këtë pozicion është  III-a.

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

           

Objektivat e institucionit

  1. Studimi, kërkimi, konceptimi, projektimi, mbikëqyrja, konservimi, restaurimi, promovimi, publikimi, konsulenca dhe bashkëpunimi me subjekte publike e private, shqiptare apo të huaja, në fushën e ikonografisë;
  2. Zgjerimi i aksesit ndaj kulturës për fëmijë dhe të rinj, nëpërmjet programit “Edukimi përmes Kulturës”;
  3. Organizimin e veprimtarive me karakter kulturor dhe edukativ për  publikun e gjerë.

Objektiva në Administrim

  1. Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit;
  2. Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor;
  3. Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta;
  4. Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit për të lehtësuar dialogun me Ministrinë e Kulturës;
  5. Është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe detyrave të veçanta të stafit;
  6. Mbikëqyr veprimtarinë e tyre dhe garanton koordinim dhe bashkëpunim me njësitë e tjera organizative;
  7. Siguron zbatimin e vendimeve lidhur me politikat duke ndjekur rregullisht procesin dhe duke marrë masa për zgjidhjen e problemeve;
  8. Siguron përdorimin efiçent të burimeve materiale, njerëzore dhe financiare të nevojshme për realizimin dhe arritjen e objektivave;
  9. Zgjidh probleme të ndryshme dhe komplekse, që ndikojnë në realizimin e objektivave institucionalë;
  10. Vendimmarrja është strategjike, konstante, komplekse në përputhje me kuadrin ligjor;
  11. Siguron organizimin e tillë të punës që mundëson vazhdimësinë e shërbimit;
  12. Koordinon dhe harton plane zhvillimi në përputhje me strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë të institucionit;
  13. Organizon së bashku me specialistët e muzeut veprimari me karakter kulturor dhe edukativ për publikun e gjerë;
  14. Nxit bashkëpunimin me institucione shkencore vendase dhe të huaja;
  15. Përcakton numrin, vendin, llojin dhe veprimtaritë turistike, kulturore dhe argëtuese në territorin e Muzeut në bazë të një plani të caktuar duke koordinuar me Ministrinë e Kulturës, agjensi turistike, shoqata dhe organizma të tjera të interesuara si dhe me pushtetin lokal.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
  7. Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

  1. Të ketë arsim universitar dhe kualifikime plotësuese në fushat e: historisë, artit, menaxhimit të artit kulturor dge drejtimit të projekteve kulturore;
  2. Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në drejtim, menaxhim të projekteve kulturore apo në fushën e muzeologjisë, të vërtetuar me dokument;
  3. Të dëshmojë përvoja ndërkombëtare në fushat e përmendura në pikën a dhe b;
  4. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e muzeologjisë me qëllim reformimin e tij përkrah modeleve më të mira bashkëkohore, si dhe të prezantohen njohuritë në një raport të shkurtër;
  5. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi.
  6. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit, si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë;
  7. Të ketë përvojë në programe të Edukimit Përmes Kulturës, ose programe të ngjashme brenda ose jashtë vendit;
  8. Të zotërojë gjuhën angleze.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrimi CV;
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Kandidati duhet të dorëzojë një platformë për administrimin e Muzeut të Artit Mesjetar, Arsimit dhe Arkeologjik Korçë.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 17/04/2019, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës.