» Njoftim për konkurim për vende pune: Drejtor i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve Berat
Postuar më: 04/02/2014

Njoftim për konkurim për vende pune: Drejtor i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve Berat

Datë 04.02.2014

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003, ”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për këto pozicionin Drejtor i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve Berat.

Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin Drejtor” ne përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas shqiptar.
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

Drejtor i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve Berat

  1. Të ketë arsim të lartë profili pikture, histori, etnografi, muzeologji
  2. Të ketë përvojë të paktën 10 vjeçare pune në një nga fushat e përmendura në pikën 1
  3. Të ketë përvoja në menaxhim e drejtim të institucioneve kulturore
  4. Të ketë kualifikime e përvoja ndër/kombëtare në një nga fushat e mësiperme 1
  5. Të ketë aftësi  të dallueshme komunikimi
  6. Të ketë njohuri të një ose më shumë gjuhëve të huaja

 

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 14.02.2014 pranë Zyrës së Protokollit ne Ministrinë e Kulturës.