» Njoftim për konkurim për vende pune
Postuar më: 05/02/2014

Njoftim për konkurim për vende pune

Date 4.02.2014

Ne zbatim të Vendimit te Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkurset për këto pozicione:

  1. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, me sektorë në Lezhë, Dibër, Kukës si dhe sektorin e parqeve arkeologjike (kalaja e Rozafes dhe Lezhes).
  2. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, me sektorë në Tiranë, Elbasan, Fier, Krujë, si dhe sektori i Muzeut Arkeologjik dhe Amfiteatrit.
  3. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, me sektorë në Skrapar-Kuçovë.
  4. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokaster, me sektorë në Përmet, Tepelenë, sektori qendrës historike – Qendër e Trashëgimisë botërore (UNESCO) dhe i parqeve arkeologjikë (Antigone, Adreanopolis).
  5. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, me sektorë në Sarandë, Himarë si dhe sektori i Parqeve Arkeologjikë Amantia-Orikum-Finiq.
  6. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë, me sektorë në Pogradec, Kolonjë dhe Bilisht.

Çdo i interesuar mund njihet me kërkesat e veçanta për konkurrim përmes faqes zyrtare të internetit të Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.al Kërkesat e përgjithshme për këtë pozicion janë ne përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Dokumentacioni i kërkuar duhet të paraqitet pranë Ministrisë së Kulturës deri në datë 14 shkurt 2014