» Thirrje për Aplikim Leaving the mark | Edicioni i II |Milano 2018 “Rrugëtimi drejt Integrimit përmes Artit dhe Kulturës”
Postuar më: 12/10/2018

Thirrje për Aplikim Leaving the mark | Edicioni i II |Milano 2018 “Rrugëtimi drejt Integrimit përmes Artit dhe Kulturës”

“Leaving the mark”, Edicioni i II, është një projekt i Bashkisë së Milanos realizuar nga BJCEM-Bienalja e Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheu, në bashkëpunim me Shoqatën e Afrikës dhe Mesdheut.

Projekti është konceptuar si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve mbi realitetin e migrimit dhe konceptin e azilit duke hartuar një plan veprimi të përbashkët, që synon rritjen e angazhimit kundër racizmit dhe të gjitha formave të jotolerancës dhe diskriminimit.

Instrumenti i përzgjedhur për të trajtuar këto çështje delikate në këtë edicion të dytë është “arti i rrugës”, një medium që bën të mundur kontaktin e drejtpërdrejtë me të rinjtë, duke nxitur tek ata reflektimin dhe dialogun konstruktiv .

Ky projekt do të realizohet mbi sipërfaqe murale të identifikuara dhe të autorizuara më parë nga Komuna e Milanos, me përfshirjen aktive të komuniteteve vendase. Artistët e rrugës (street artists) do ndiqen dhe do të bashkëpunojnë me kuratorin Federico Manzone dhe do të përdorin metodologji përfshirëse të cilat nxisin pjesëmarrjen e qytetarëve, institucioneve dhe palëve të tjera të interesuara për ndërtimin e këtij projekti artistik.

Ministria e Kulturës, pas interesit të shprehur për të qenë pjesë e këtij projekti, si anëtar i BJCEM, fton artistët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit të dërgojne aplikimet e tyre. 

Artistët e përzgjedhur do të jenë katër (2 italianë dhe 2 ndërkombëtarë) dhe do te jenë pjesë e rezidencës 10 ditore në Milano, Itali, nga data 11 deri më 21 nëntor, sikurse pjesë e eventit final më datë 4 Dhjetor 2018.

Kushtet e pjesëmarrjes

Thirrja është e hapur për artistët nga mosha 18 deri në 35 vjeç.

Çdo kandidat merr pjesë në mënyrë individuale dhe nuk ka tarifa për pjesëmarrje.

Aplikimet duhet  të dërgohen në adresën e emait: [email protected] brënda datës 23 Tetor 2018, ora 01:00 PM

Aplikimi duhet të përmbajë:

  • Formatin e aplikmit që gjendet bashkëlidhur;
  • Letër motivimi (3000 gërma duke përfshirë hapësirat);
  • CV në anglisht;
  • Portfolio në formatin PDF përmes Wetransfer ose Dropbox;

Artistët fitues do të përzgjidhen nga pala organizatore dhe emrat e tyre do të publikohen në faqen e internetit të BJCEM (www.bjcem.org) deri më 25 tetor 2018. Ata do të njoftohen më tej, me anë të emailit, rreth detajeve të tjera mbi rezidencën.

Të gjitha shpenzimet si: udhëtim (round-trip), transporti lokal dhe akomodim në Milano për të gjithë periudhën e rezidencës (11-22 nëntor) dhe për eventin final (4 dhjetor), do të mbulohen nga pala italiane.

Për më shumë info:

(ENG) http://www.bjcem.org/leaving_the_mark_second_edition/

(ITA) http://www.bjcem.org/lasciare-il-segno-seconda-edizione/

 Suksese!!