Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi mban në arkivin e tij rreth 400,000 negativë në pllaka xhami, të organizuar në mënyrë të përkryer dhe të klasifikuar sipas vitit të shkrepjes dhe përmbajtjes së fotografisë. Në dy katet e muzeut do të mund të shihni edhe studiot e fotografit të famshëm, Pietro Marubit, dhe pasardhësve të tij. Ishte Pietro Marubi, azilanti politik italian, ai që hapi këtë godinë si studion e tij të re, ndoshta duke mos parashikuar qendrimin 150-vjeçar të këtij institucioni apo ndikimin e tij të gjerë në fushat e fotografisë, mjekësisë, arkitekturës, dhe kulturës të përgjithshme shqiptare. Pas vdekjes së tij, studion e trashëgoi nxënësi i tij shqiptar e më pas fëmijët e nxënësit, të cilët mbajtën të gjallë dinastinë e familjes Marubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *