
Muzeu Kombëtar Etnografik Berat, i hapur që prej vitit 1979. Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut. I vendosur në një banesë me arkitekturë popullore beratase, dykatëshe dhe me çardak në një krah. Koha e ndërtimit sipas rrjetit “Muzeumet Berat”, i përket shekullit XVIII. Është pjesë e krijimtarisë popullore, e ideuar dhe ndërtuar nga mjeshtrat popullorë. Fondi i pasur i objekteve shkon në mbi 1000 të tillë, si një dëshmi e kulturës dhe traditës mjaft të pasur të trevës së Beratit.