Xhamia e Muradies ndodhet ne qytetin e Vlorës, në aksin rrugor Vlorë-Skele, ne zonën arkeologjike (zona A sipas zonifikimit arkeologjik), në një nga qendrat e qytetit, pranë Sheshit te Flamurit. Objekti është i kufizuar nga te gjitha anët me rrugë. Objekti është i veçuar dhe është i dukshëm qartë nga të gjitha anët (pa mare parasysh gjelbërimin e lartë përreth objektit).

Objekti është ndërtim i shekullit te XVI, viti 1542, është vepër e arritur e arkitekturës sonë te këtij shekulli. Xhamia e Muradies është e ndërtuar me rreshta gurësh dhe tullash qe te kujtojnë ndërtimet e kësaj kohe te arkitekt Sinanit ne Stamboll. Kjo shquhet për ndërtim te mire te mureve, për punën e rregullt te kornizave, dritareve dhe portalit te hyrjes. Dikur ka pasur një portik, nga i cili sot ruhen vetëm gjurmët në murin verior dhe bazamenti me dyshemenë. Shenjë tjetër dalluese e kësaj xhamie është tamburi dymbëdhjetëfaqësh.

Xhamia është e mbuluar me kupole. Ajo përbehet nga salla kubike qe është salla e lutjeve si dhe nga minarja. Salla ndriçohet nga dritare të vëna në tre radhe për çdo faqe. Ne pjesën jugore te sallës gjendet mihrabi. Kalimi ne tamburin dymbëdhjetëfaqësh bëhet direkt pa ndonjë ngushtim, duke formuar çatitë e vogla trekëndëshe ne qoshet. Një ngushtim i lehtë me një kornizë guri në tëre perimetrin e ndërtesës bëhet në anën e jashtme mbi rreshtin e dytë të dritareve ne nivelin e fillimit te trompave te qosheve.