Xhamia Iljaz Bej Mihrahori është ndërtuar në 1494 (sipas E. Vlorës që më 1465) nga Iljaz bej Mirahori në vakëfin e tij, tregues ky i të parit vakëf në trojet shqiptare. Është xhamia e pare me kube e ndërtuar në Shqipëri. Xhamia është ngritur mbi themelet e kishës së vjetër të Shënapremtes. Së bashku me një numër ndërtimesh përreth saj si imareti, banja, furra etj., Xhamia e Mirahorit formonte në mesjetë një qendër urbane pranë tregut të qytetit. Përbëhet nga salla e lutjeve me përmasa të mëdha, e mbuluar me kupolë mbi tambur, e cila paraprihet nga hajati I hapur nga një arkadë me harqe të mprehta mbi mbështetje masive, i mbuluar me tri kupola të vogla. Në skajin veriperëndimor të sallës ngrihej minareja. Mori statusin monument kulture në vitin 1948. Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “586 e 4874” më “17.03.1948, 23.09.1971”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *