Xhamia E Plumbit, Berat

Xhamia e Plumbit (Izgurliut) u ndërtua në vitet 30 të sheullit XVI, koha e sundimit të sulltanit Sulejman Konunorit (1520-1566), periudhë kur qyteti i Beratit fillon të rimëkëmbet duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme administrative dhe fetare në suazën e Perandorisë Osmane. Monumenti ngrihet në qendër të qytetit dhe u ndërtua me porosi […]

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korcë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në Korçë, u përurua më 24 prill 1980. Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme […]

Muzeu Ikonografik Onufri, Berat

Muzeu Kombëtar “Onufri”, gjendet në qendër të lagjes së banuar në kalanë mesjetare të qytetit të Beratit. Në të janë përfshirë një fond i pasur ikonografik dhe disa objekte të shërbesës. Muzeu është organizuar në mjediset e kishës së katedrales së Shën Mërisë, që është ndërtuar në vitin 1797, mbi themelet e një kishe më […]

Muzeu Kombëtar Etnografik Berat

Muzeu Kombëtar Etnografik Berat, i hapur që prej vitit 1979. Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut. I vendosur në një banesë me arkitekturë popullore beratase, dykatëshe dhe me çardak në një krah. Koha e ndërtimit sipas rrjetit “Muzeumet Berat”, i përket shekullit XVIII. Është […]

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu

Përurimi i Muzeu Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu është bërë më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Njëkohësisht ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Arkitektë te muzeut janë Pirro Vaso dhe Pranvera Hoxha. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira të cilat vizitohen kronologjikisht sipas […]

Galeria Kombëtare e Arteve

Galeria Kombëtare e Arteve u themelua në vitin 1954, dhe u transferua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vitin 1974. Galeria Kombëtare e Arteve është institucioni më i rëndesishëm i arteve pamore në vendin tonë. Këtu ruhet koleksioni Kombëtar i arteve pamore, duke filluar nga gjysma dytë e shek. XIX e deri në ditët tona. […]

Muzeu Etnografik Krujë

Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brënda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture e kategorisë së I-rë. Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve […]

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi mban në arkivin e tij rreth 400,000 negativë në pllaka xhami, të organizuar në mënyrë të përkryer dhe të klasifikuar sipas vitit të shkrepjes dhe përmbajtjes së fotografisë. Në dy katet e muzeut do të mund të shihni edhe studiot e fotografit të famshëm, Pietro Marubit, dhe pasardhësve të tij. […]

Manastiri i Shën Mërisë, Apolloni

Ndërtuar majë një kodre, me peizazhin që përfshin rrënojat mijëra vjeçare të Parkut Arkeologjik të Apollonisë, fushën e myzeqesë dhe detin Adriatik, Manastiri dhe Kisha e Shën Mërisë përbëjnë një nga komplekset fetare më mbresëlënëse që mund të vizitoni në të gjithë vendin. E lëjmë pas botën politeiste të rrënojave të Apollonisë ku nderoheshin me […]