Muzeu Kombëtar I Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”

Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’ (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve. I hapur më 23 Maj 2017, ai është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe […]

Ekspozita “Pietro & Larissa Quaroni”

Ekspozitë me fotografi të rralla të Shqipërisë në vitet 1928-1931, pjesë e arkivit fotografik të Pietro dhe Larissa Quaronit. Familja Quaroni i dhuroi shtetit shqiptar arkivin e familjes, me 780 foto të digjitalizuara, që hedhin dritë për një periudhë të historisë shqiptare.

Muzeu Historik Kombëtar

“Muzeu Historik Kombëtar” u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Godina e “Muzeut Historik Kombëtar” zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të […]