Ekspozita “Shyqyri Sako, Duke Pikturuar Filmin”
Qendra për Hapje dhe Dialog, hapi më 18 korrik 2019 ekspozitën “Duke pikturuar filmin”, me vepra të Shyqyri Sako, “Artist i Merituar”. Janë ekspozuar rreth 85 punime të përzgjedhura nga karriera mbi 50-vjeçare e artistit, si: pllakate origjinale filmi, skica, vizatime, portrete, eksterierë, interierë dhe piktura. Pllakatet e filmave (posterat), janë prodhime origjinale që u përkasin viteve kur filmat […]
Galeria Kombëtare e Arteve
Galeria Kombëtare e Arteve u themelua në vitin 1954, dhe u transferua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vitin 1974. Galeria Kombëtare e Arteve është institucioni më i rëndesishëm i arteve pamore në vendin tonë. Këtu ruhet koleksioni Kombëtar i arteve pamore, duke filluar nga gjysma dytë e shek. XIX e deri në ditët tona. […]
Një Rrugëtim I Vështirë – 20 Vjet Pas
Ekspozita “Një rrugëtim i vështirë – 20 vjet pas” sjell për artdashësit kryeqytetas 100 vizatime dhe vjersha të fëmijëve kosovarë gjatë eksodit 1998-1999 në Shqipëri në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD)
Muzeu Kombëtar I Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”
Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’ (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve. I hapur më 23 Maj 2017, ai është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe […]
Ekspozita “Aleksandër Moisiu – Njeriu dhe Artisti”
Ekspozita “Aleksandër Moisiu – Njeriu dhe Artisti” , me 44 fotot që bëhen publike për herë të parë, falë kërkimit të studiuesit Pjetër Logoreci.
Ekspozita “Pietro & Larissa Quaroni”
Ekspozitë me fotografi të rralla të Shqipërisë në vitet 1928-1931, pjesë e arkivit fotografik të Pietro dhe Larissa Quaronit. Familja Quaroni i dhuroi shtetit shqiptar arkivin e familjes, me 780 foto të digjitalizuara, që hedhin dritë për një periudhë të historisë shqiptare.
Muzeu Historik Kombëtar
“Muzeu Historik Kombëtar” u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Godina e “Muzeut Historik Kombëtar” zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të […]