KONKURS
MINISTRIA E KULTURËS
shpall:
Çeljen e edicionit V të konkursit kombëtar
“NOVELAT GRAFIKE SHQIPTARE 2019”
Kriteret e organizimit të edicioni V të Konkursit Kombëtar “Novelat Grafike Shqiptare 2019”
Pjesëmarrja
Konkursi është i hapur për çdokënd pa dallim moshe, gjinie, profesioni, arsimimi etj.
Çdo pjesëmarrje në konkurs pranon automatikisht të gjitha kriteret e shpallura zyrtarisht nga Ministria e Kulturës.
Qëllimi
Qëllimi final i këtij aktiviteti kulturor është edukimi artistik dhe gjuhësor përmes vlerave të trashëgimisë kulturore materiale (konteksti) dhe jomateriale (shprehja), të aplikuara në gjininë e novelave grafike si dhe mbajtja gjallë e kulturës popullore.
Tematika
Tematika e veprave që do të paraqiten është e lirë. Punët mund të bazohen në tematika shqiptare nga letërsia, legjenda dhe përralla, tregime apo gojëdhënat, kinematografi, politikë, sport, realitete të përditshme, etj .
Rëndësi duhet t’i kushtohet teknikave të punimit, mënyrave të shprehjes së fabulës, përshkrimit të karaktereve, inkuadrimit të narracionit, përdorimit të elementeve simbolike si mjete të gjuhës apo të komunikimit etj.
Ky projekt synon, gjithashtu, mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Për këtë arësye rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet përdorimit të onomatopeve në novelat grafike.
Përsa i përket narracionit, ai mund të jetë në gjuhën shqipe standarde, në dialekt ose në gjuhën e pakicave kombëtare.
Kriteret për realizimin e punimeve që do të paraqiten
Koha e zhvillimit
Duke filluar nga muaji Maj 2019.
Konkursi do të mbyllet më 30 tetor 2019.
Mënyra e dorëzimit të punimeve
Kandidatët duhet t’i paraqesin punimet në mënyrë elektronike në adresën e e-mail: novela.grafike.shqiptare@kultura.gov.al.
Juria
Për përcaktimin e çmimeve të konkursit do të ngrihet një juri e përbërë nga 3 personalitete të fushës.
Juria ka të drejtën e skualifikimit për veprat, të cilat nuk plotësojnë kërkesat dhe kriteret e përcaktuara dhe të shpallura zyrtarisht nga Ministria e Kulturës.
Vendimet e marra nga Juria do të jenë përfundimtare.
Fazat e zhvillimit
Faza e parë : Maj 2019
Në këtë fazë do të realizohet shpallja konkursit si dhe kriteret e pjesëmarrjes në faqen e Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.al, E-mail: info@kultura.gov.al
Informimi i nxënësve dhe studentëve nga pedagogët mbi konkursin në Shkollat e Mesme Artistike, Fakultetin e Arteve të Universitetit të Arteve, Albanian University të Tiranës, dega e dizajnit,etj.
Faza e dytë:Maj- TETOR 2019
Realizimi i punëve sipas kërkesave të përcaktuara dhe të shpallura zyrtarisht nga Ministria e Kulturës.
Dorëzimi i punimeve duhet të bëhet brenda datës 30 Tetor 2019.
Të gjitha punimet e përgatitura për këtë konkurs do të dërgohen pranë Ministrisë së Kulturës në adresën e-mail : novela.grafike.shqiptare@kultura.gov.al.
Faza e tretë : Nëntor 2019
Realizimi i botimit të katalogut me punët e përzgjedhura.
Përcaktimi i çmimeve fituese nga Juria, hapja e ekspozitës me punimet e paraqitura dhe organizimi i ceremonisë së ndarjeve të çmimeve.
Punimet e përzgjedhura do të printohen dhe ekspozohen në materiale të cilësisë së mirë, të përshtatshme për këtë qëllim.
Të gjithë pjesëmarrësve në konkurs do t’ju jepen kopje të botimt të “ Novelat Grafike shqiptare 2019”, Edicioni V.
Shpërblimi financiar për fituesit e çmimeve të konkursit
Juria e ngritur shpall fituesit të cilët do të shpërblehen si më poshtë :
Çmimi i parë : 80.000 lekë
Çmimi i dytë : 50.000 lekë
Çmimi i tretë : 40.000 lekë
Çmimi i katërt : 30.000 lekë
Çmimi i pestë : 20.000 lekë
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.