Meri Kumbe

Zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës

Meri Kumbe

Meri Kumbe është eksperte e trashëgimisë kulturore jomateriale dhe e Konventës së 2003 për “Safe-guarding of the Intangible Cultural Heritage”, si edhe pjesë e rrjetit zyrtar “Global Network Facilita-tors” të UNESCO-s. Nga viti 2009 është Lektore në Universitetin e Arteve dhe titullare e lëndëve: Histori e instrumentave muzikorë;Shkrimet e vjetra muzikore; Pedagogjia e muzikës, dhe Historia e Pedagogjisë muzikore.

Nga viti 2014 deri në Dhjetor të vitit 2015, Meri Kumbe ka mbajtur pozicionin e drejtores së Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike. Në kuadër të funksionit institucional ka qënë njëherësh edhe drejtore ekzekutive e Festivalit Kombëtar të Gjirokastrës të vitit 2015. Në cilësinë e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, Meri ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Nga viti 2014-2016, ajo ka qënë anëtare e bordit artistik të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Meri Kumbe është autore e dy botimeve monografike: “Dorëshkrimet Muzikore të Arkivit Qëndror Shtetëror”, Tiranë: Vllamasi 2013, si edhe “Shkolla Artistike “Jordan Misja” në 60-vjetorin e lindj-es”, Tiranë: “Dajti 2000” (2007). Libri i tretë me titull “Arti psaltik në Shqipëri përgjatë she-kullit XX dhe XXI” pritet të botohet në vjeshtën e 2021. Ajo është pjesëmarrëse në një sërë konferencash ndërkombëtare (Finland, Serbi, Rumani, Qipro, Greqi, Kosovë, etj.) si edhe autore e disa artikujve shkencorë.

Në vitet 2013 dhe 2014, ajo ka punuar si kërkuese shkencore pranë Universitetit të Athinës në kuadër të projektit “Tradita dhe zhvillimi i muzikës bizantine në këndvështrim të trefishtë: shkrimi, kompozimi dhe biografia e kompozitorëve sipas burimeve muzikore të bibliotekës së Patriarkanës së Jerusalemit”, fitues i projektit europian “Ekselenca II”.

Meri Kumbe ka lindur në Tiranë. Pas studimeve për Pianoforte në Liceun Artikstik “Jordan Misja”, ndoqi studimet e larta për Muzikologji në Akademinë e Arteve (sot Universiteti i Arteve) nga ku u diplomua me “Medalje të artë” për rezultate të shkëlqyera (Shkurt 2009). Në vijim, vazhdoi studi-met Master në fushën e Muzikologjisë bizantine dhe artit psaltik në Universitetin Aristotelian të Se-lanikut nga ku u diplomua me vlerësim “Shkëlqyeshëm” (Shkurt 2012). Studimet doktorale i zhvilloi në Departamentin e Studimeve Muzikore të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës. Fitoj titullin Doktor Shkencash në Nëntor të vitit 2018 ku u diplomua me gradën “Shkëlqyeshëm”. Meri ka ndjekur dhe studime suplementare në departamentin e Studimeve Muzikore në Universitetin Nacional dhe Kapodistrian të Athinës nga ku u diplomua në 2012. Meri Kumbe ka qënë përfituese e programit Erasmus +, në kuadër të të cilit ka ndjekur studime në Facolta di Musicologia di Cremo-na, Universita di Pavia.
Meri Kumbe është fituese e bursës prestigjoze të Fondit të Ekselencës së Republikës së Shqipërisë.