- Ministria e Kulturës
Postuar më: 22/05/2019

KONKURS

 

MINISTRIA E KULTURËS

shpall:

Çeljen e edicionit V të konkursit kombëtar

“NOVELAT GRAFIKE SHQIPTARE 2019

 

Kriteret e organizimit të edicioni V të Konkursit Kombëtar “Novelat Grafike Shqiptare 2019”

 

Pjesëmarrja

Konkursi është i hapur për çdokënd pa dallim moshe, gjinie, profesioni, arsimimi etj.

Çdo pjesëmarrje në konkurs  pranon automatikisht të gjitha kriteret e shpallura zyrtarisht nga Ministria e Kulturës.

 

Qëllimi

Qëllimi final i  këtij aktiviteti kulturor është edukimi artistik dhe gjuhësor përmes vlerave të trashëgimisë kulturore materiale (konteksti) dhe jomateriale (shprehja), të aplikuara në gjininë e novelave grafike si dhe mbajtja gjallë e kulturës popullore.

 

Tematika

Tematika e veprave që do të paraqiten është e lirë. Punët mund të bazohen në tematika shqiptare nga letërsia, legjenda dhe përralla, tregime apo gojëdhënat,  kinematografi, politikë, sport, realitete të përditshme, etj .

Rëndësi duhet t’i kushtohet  teknikave të punimit, mënyrave të shprehjes së fabulës, përshkrimit të karaktereve, inkuadrimit të narracionit, përdorimit të elementeve simbolike si mjete të gjuhës apo të komunikimit etj.

Ky projekt synon, gjithashtu, mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Për këtë arësye  rëndësi e veçantë duhet t’i  kushtohet përdorimit të onomatopeve në novelat grafike.

Përsa i përket narracionit, ai mund të jetë në gjuhën shqipe standarde, në dialekt ose në gjuhën e pakicave kombëtare.

 

Kriteret për realizimin e punimeve që do të paraqiten

  • Autorët mund ta paraqesin novelën grafike në gjuhën shqipe standarde ose edhe në dialekt. Nëse autori i përket minoriteteve kombëtare, ai mund ta paraqesë Novelen Grafike në gjuhën e komunitetit dhe me përkthimin përkatës në gjuhën shqipe.
  • Preferohen novela grafike të cilat narracionin e zhvillojnë vetëm me anë të imazheve grafike dhe përdorimin e onomatopeve në gjuhën shqipe ose në gjuhët e minoreteteve.
  • Në punimet e paraqitura, duhet të jetë në vëmendje të pjesëmarrësve Ligji i të Drejtave të Autorit. Mos respektimi i këtij Ligji sjell skualifikimin e punës së paraqitur.
  • Teknika është e lirë.
  • Të interesuarit duhet të paraqesin punimet e tyre në format digjital jpg ose pdf, në 3 fletë A4, me rezolucion 300 dpi dhe një CV të shkurtër personale në shqip në format word me foto portret format 4x5cm në jpg si edhe adresen e banimit dhe numrin e telefonit.

 

Koha e zhvillimit

Duke filluar nga muaji Maj 2019.

Konkursi do të mbyllet  më 30 tetor 2019.

 

Mënyra e dorëzimit të punimeve

Kandidatët duhet t’i paraqesin punimet në mënyrë elektronike në adresën e e-mail: [email protected].

 

Juria

Për përcaktimin e çmimeve të konkursit do të ngrihet një juri e përbërë nga 3 personalitete të fushës.

Juria ka të drejtën e skualifikimit për veprat, të cilat nuk plotësojnë kërkesat dhe  kriteret e përcaktuara dhe të shpallura zyrtarisht nga Ministria e Kulturës.

Vendimet e marra nga Juria do të jenë përfundimtare.

 

Fazat e zhvillimit

Faza e parë :  Maj 2019

Në këtë fazë do të realizohet shpallja konkursit si dhe kriteret e pjesëmarrjes në faqen e Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.al,  E-mail: [email protected]

Informimi i nxënësve dhe studentëve nga pedagogët mbi konkursin në Shkollat e Mesme Artistike, Fakultetin e Arteve të Universitetit të Arteve, Albanian University të Tiranës, dega e dizajnit,etj.

 

Faza e dytë:Maj- TETOR 2019

Realizimi i punëve sipas kërkesave të përcaktuara dhe të shpallura zyrtarisht nga Ministria e Kulturës.

Dorëzimi i punimeve duhet të bëhet brenda datës 30 Tetor 2019.

Të gjitha punimet e përgatitura për këtë konkurs do të dërgohen pranë Ministrisë së Kulturës në adresën e-mail : [email protected].

 

Faza e tretë : Nëntor 2019

 

Realizimi i botimit të katalogut me punët e përzgjedhura.

Përcaktimi i çmimeve fituese nga Juria, hapja e ekspozitës me punimet e paraqitura dhe organizimi i ceremonisë së ndarjeve të çmimeve.

Punimet e përzgjedhura do të printohen dhe ekspozohen në materiale të cilësisë së mirë, të përshtatshme për këtë qëllim.

Të gjithë pjesëmarrësve në konkurs do t’ju jepen kopje të botimt  të “ Novelat Grafike shqiptare 2019”, Edicioni V.

 

Shpërblimi financiar për fituesit e çmimeve të konkursit

Juria e ngritur shpall fituesit të cilët do të shpërblehen si më poshtë :

Çmimi i parë :  80.000 lekë

Çmimi i dytë : 50.000 lekë

Çmimi i tretë : 40.000 lekë

Çmimi i katërt : 30.000 lekë

Çmimi i pestë : 20.000 lekë