“E krijova ‘La Stravaganza’-n instiktivisht diku aty nga viti 1997, pasi Peter Martins e porositi këtë pjesë për trupën e baletit të New York.
Fillimisht, s’kisha asnjë temë të caktuar apo ndonjë zgjidhje përfundimtare sa i përket muzikës. Ndaj, fluturova drejt Amerikës me qëllimin që të takoja balerinët.
Si një fëmijë emigranti, ky qytet ka qenë edhe për mua mitik. Si një simbol emigrimi për ata që udhëtojnë drejt nisjeve të reja, nocioni i ‘kontinentit të ri’ do përshfaqej tek unë i qartë, gjatë të gjithë procesit krijues. Nga njëra anë, isha një banor lindor me kulturën e tij të trashëguar, traditat e veta, ndërsa nga ana tjetër qëndronte Amerika, Broadway dhe Balanchine.
Doja të paraqisja një histori nga e shkuara që kthehet në një boomerang. Njerëz që ngrihen nga asgjëja dhe sjellin të renë. Në fillim të pjesës, dëgjohet një vajzë e re duke thënë: ’Unë kujtoj’. E shkuara pëlcet në të ardhmen. Sikur koha ishte një lak, një pafundësi.
Edhe përzgjedhja e muzikës është gjetur në funksion të kësaj ideje. Muzika e duhur, shtjelluar prej repertorit të Vivaldit që përballet me tinguj të shumtë organikë.
“La Stravaganza” pasqyron rrugëtimin tim dhe ndaj kam ardhur vetë që të shikoj seriozisht sesi ‘Baleti i Tiranës’ do ta marrë pjesën në zotërimin e tij. E krijuar 17 vjet të shkuara, duket sikur po takoj sërish një fëmijë të rritur.
Kam qenë gjithnjë i tërhequr nga komentet rreth repertorit. Pjesa ka nevojë të rilexohet sërish dhe të riinterpretohet. Ndaj, jam i paduruar të zbuloj sesi balerinët do e materializojnë këtë pjesë me identitetin e tyre.”
Angjelin Preljocaj, 7 maj 2014, Paris
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.