Projekti “Qytetin tim e dua kështu” nisi në muajin tetor me Fushatën Kombëtare të Leximit të iniciuar nga Ministria e Kulturës. Ky projekt kishte për qëllim të nxiste nxënësit e shkollave 9 – vjeçare të rrethit të Shkodrës të krijonin prozë dhe poezi me në qendër temën se si ato e duan qytetin e tyre. Së bashku me temën kryesore nxënesve iu dhanë edhe disa nëntema orientuese. Falë punës së mësuesve u pranuan mbi 200 vepra . Gjithsej në libër janë 64 vepra nga 20 shkolla pjesëmarrëse. Ndër këto 10 vepra janë cilësuar si më të mirat dhe do të shpërblehen me çmime. Në përfundim të projektit do të zhvillohet një aktivitet përmbledhës ku do të shpërndahen disa çmime. Gjithsej do të botohen 150 kopje të librit. . Çdo femije do të ketë mundësi të marrë librin e tij/saj falas, dhe për çdo shkollë ne do të dhurojmë kopje për bibliotekat e shkollës.
22 nëntor 2016 , ora 10:00, shkolla artistike “Prenk Jakova”, Shkodër
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.