"Rock Simphony Concert", muzika rock e viteve ‘90 - Ministria e Kulturës
Postuar më: 21/11/2016

“Rock Simphony Concert”, muzika rock e viteve ‘90

“ Rock Simphony concert” një ngjarje e rëndësishme pë uzikë rock të viteve ’90. Koncerti  i cili do të realizohet nga Fondacioni i Olimpit ka si qëllim rikthimin e fondit të artë të muzikës rock të viteve ‘90 jo vetëm si një nga tentatativat e para për të përqafuar perëndimin, por edhe si kthesa e parë në rrugën e zhvillimit të muzikës dhe poezisë së vërtetë.

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, ish anëtarë të grupeve si :

“Arb”, “Akullthyesit”, “Ritfolk”, “Meteor”, “Centaur”, “Tingulli i zjarrtë”, “Shook”, “Megahertz”, “Albatross”, “Thunderway”, “Fish-hook”, “X”, “Djemtë e detit”.

Janë konsoliduar për këtë event artistik, protagonistët e mëposhtëm;

Drejtues muzikor:  Gjergj Kaçinari;  Dirigjente: Besa Kaçinari

Me pjesëmarrjen e këngëtarëve: Era Rusi, Stiv Mello, Valon Shehu, Semi Jaupaj, Andi Tanko, Rezarta Smaja, Andi Stafuka, Dino Zigelli, Crossbones, Edea Demaliaj, Lorenc Hasrama, Lori Miho, Anxhelo  Miho, Orgesa Zaimi, Gledi Mikerezi, Tiri Gjoci, Jetmir Banishta.

Back vocal: Olta Juba, Gjergj Kaçinari, Erinda Agolli

26 nëntor 2016 , ora 19:00 , Universiteti i Arteve