“La Rivoluzione siamo noi”- ” Revolucioni jemi ne”, titullohet edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Artit, “Autostrada Biennale”, e cila mblodhi në Prizren artistë nga Kosova, Italia, Shëipëria, Serbia, ShBA, Bosnje Hercegovina dhe Kroacia. Nën kurimin e kuratorit italian Giacinto Pietrantonio, ky edcion ngriti siparin mbrëmien e së shtunës, ndërsa do të jetë e hapur deri në 21 shtator. Merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes personalitete të artit bashkëkohor botëror dhe përfaqësues të trupave diplomatike në Kosovë. E pranishme ishte dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila pati mundësi të zhvillonte disa takime me rëndësi për aktivitete të ngjashme, që mund të zhvillohen në Tiranë. Shqipëria përfaqësohej në këtë aktivitet me artistët Ardian Paci, Driant Zeneli dhe Lek M. Gjeloshi.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.