Muaji janar nisi me ndryshimin e tarifave për të vizituar muzetë, sitet arkeologjike dhe kalatë. Rritja e tarifave shkon paralelisht me rritjen e nivelit dhe numrit të shërbimeve. Urdhri për rritjen e çmimeve të biletave për të vizituar muzetë dhe sitet arkeologjike parashikon edhe kategoritë që përjashtohen nga ky urdhër. Ministrja Elva Margariti shprehet se bashkë me rritjen e biletave vjen edhe shtimi i kategorive që përfitojnë hyrje falas apo reduktim të çmimit për të hyrë në muze, parqe e monumente. Të gjithë vizitorët përfitojnë hyrje falas gjatë disa festave kombëtare e ditëve kushtuar trashëgimisë kulturore. Po ashtu, hyrja falas garantohet të dielën e fundit të çdo muaji. Ndër kategoritë që përfitojnë hyrje falas janë individët që ushtrojnë veprimtari të ndryshme brenda kufijve të parqeve apo monumenteve, të pajisur me lejen përkatëse, fëmijët deri në moshën 12-vjeçare, ish-të përndjekurit politikë, veteranët e luftës, studiuesit apo studentët që kryejnë ekspedita mësimore, guidat etj. Ndërsa përfitojnë çmime të reduktuara nxënësit nga 12-18 vjeç, studentët, jetimët, invalidët, pensionistët, grupet e vizitorëve, më të mëdha se 12 persona etj. Çmime favorizuese ofron edhe biletaria on line, ku çmimet janë më të ulëta se ato që priten në sportel. Për vitin 2020, një pjesë e të ardhurave që vijnë nga shitja e biletave kalojnë në fondin e emergjencave civile, për të ndihmuar në procesin e rindërtimit të zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Oraret për Muze, Site dhe Kala që të mund të vizitoni janë si më poshtë:
Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë
E Martë – E Shtunë: 10AM – 5PM
E Dielë: 9AM – 2PM
E Hënë: Mbyllur
Muzeu Arkeologjik, Tiranë
E Hënë – E Dielë: 9AM – 4PM
Muzeu i Shkencave të Natyrës, Tiranë
E Hënë – E Premte: 8AM – 2PM
E Shtunë – E Dielë: Mbyllur
Muzeu i Pullës Shqiptare, Tiranë
E Martë – E Shtunë: 10AM – 5PM
E Dielë: 9AM – 2PM
E Hënë: Mbyllur
Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
E Martë – E Dielë: 10AM – 6PM
E Hënë: Mbyllur
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, Tiranë
E Martë – E Shtunë: 10AM – 5PM
E Dielë: 9AM – 2PM
E Hënë: Mbyllur
Kalaja e Krujës
E Hënë – E Dielë: 24H
Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Krujë
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Muzeu Etnografik, Krujë
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Muzeu Arkeologjik, Durrës
E Martë – E Dielë: 9AM – 4PM
E Hënë: Mbyllur
Amfitheatri i Durrësit
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Muzeu i Kulturës Popullore, Durrës
E Martë – E Dielë: 9AM – 4PM
E Hënë: Mbyllur
Muzeu Etnografik, Kavajë
E Hënë – E Premte: 8AM – 12PM
E Shtunë – E Dielë: Mbyllur
Muzeu Ikonografik “Onufri”, Berat
E Martë – E Dielë: 9AM – 6PM
E Hënë: Mbyllur
Kalaja e Beratit
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Muzeu Etnografik, Berat
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Lushnja
Muzeu Historik, Lushnje
E Hënë – E Shtunë: 8AM – 4PM
E Dielë: Mbyllur
Shtëpia Muze “Kongresi i Lushnjes”, Lushnje
E Hënë – E Shtunë: 8:15AM – 3:45PM
E Dielë: Mbyllur
Muzeu i Arsimit, Korçë
E Hënë – E Premte: 8AM – 2PM / 5PM – 7PM
E Shtunë: 9AM – 12PM
E Dielë: 5PM – 7PM
Muzeu Arkeologjik, Korçë
E Hënë – E Dielë: 9AM – 5:30PM
Muzeu “Gjon Mili”, Korçë
E Martë – E Dielë: 9AM – 2PM / 5PM – 7PM
E Hënë: Mbyllur
Muzeu Oriental “Bratko”, Korçë
E Hënë – E Dielë: 10AM – 1PM / 5PM – 6PM
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë
E Hënë – E Dielë: 9AM – 7PM
Muzeu Historik i Vlorës
E Hënë – E Dielë: 8AM – 6PM
Muzeu i Pavarësisë, Vlorë
E Martë – E Dielë: 9AM – 5PM
E Hënë: Mbyllur
Parku Arkeologjik, Bylis
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Parku Arkeologjik, Amantia
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Parku Arkeologjik, Orikum
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Parku Arkeologjik, Finiq
E Hënë – E Dielë: 9:30AM – 7:30PM
Parku Arkeologjik, Antigonea
E Hënë – E Dielë: 9:30AM – 7:30PM
Kalaja e Kaninës
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Kalaja e Himarës
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Manastiri i “40 Shenjtorëve”
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Kalaja e Gjirokastrës
E Hënë – E Dielë: 9AM – 7PM
Muzeu i Armëve, Gjirokastër
E Hënë – E Dielë: 8AM – 4PM
Muzeu Etnografik, Gjirokastër
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Kalaja e Porto Palermos
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Parku Arkeologjik i Apollonisë
E Hënë – E Dielë: 9AM – 4PM
Parku Arkeologjik i Butrintit
E Hënë – E Dielë: 8AM – 8PM
Muzeu Historik i Shkodrës
E Martë – E Shtunë: 8AM – 3:23PM
E Dielë – E Hënë: Mbyllur
Kalaja dhe Muzeu i Rozafës, Shkodër
E Hënë – E Dielë: 9AM – 6PM
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Shkodër
E Martë – E Dielë: 9AM – 5PM
E Hënë: Mbyllur
Memoriali i Vendvarrimit të Skënderbeut, Lezhë
E Hënë – E Dielë: 8AM – 5PM
Muzeu Historik i Dibrës
E Hënë – E Premte: 8AM – 4PM
E Shtunë – E Dielë: Mbyllur
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.