Nisën sot punimet për restaurimin e shtëpisë, ku At Gjergj Fishta ka jetuar në periudhën e hershme të jetës së tij.
Banesa e At’Gjergj Fishtës, në Fishtë, Lezhë, mban statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së “II”-të, shpallur me Vendim të Komiteti të Kulturës dhe Arteve, Nr.4, datë 7.05.1991 dhe Vendim të MTKRS me Nr.702, datë 05.06.2008.
Projekti synon restaurimin e plotë të banesës, me një fond prej 5,935,887 lekë.
Punimet restuaruese do t’i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë, çati.
Në projekt i është dhënë rëndësi dhe punimeve në oborrin e godinës, ku përfshihen restaurimi i murit rrethues dhe kangjellave metalike; shtrimi i rrugës, që lidh portën e hyrjes në oborr me hyrjen kryesore, në banesë; realizimi i një sistemi drenazhi dhe sistemimet e jashtme me gjelbërim.
Ministrja e Kulturës, Znj. Elva Margariti inspektoi fillimin e punimeve të shumëpritura nga komuniteti vendor.
Sipas Ministres Margariti, “pavarësisht problematikave, me të cilat është përballur vendi ynë gjatë muajve të fundit, që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, te pandemia COVID 19, Ministria e Kulturës e mbajti premtimin e dhënë në 23 tetor 2019, në Lezhë, me rastin e ditëlindjes së Fishtës”.
Ky projekt restaurimi është pjesë e një projekti më madhor, që parashikon prekje edhe në stacione të tjera nga ka kaluar jeta e Fishtës: “Rrugëtimi fishtian”.
Ky rrugëtim nis me:
1.Ish- banesën, ku ka lindur At Gjergj Fishta, më 23 tetor 1871, në fshatin Fishtë të Zadrimës, Lezhë.
Dikur aty ngrihej një godinë reale, e shpallur monument kulture, por sot ka mbetur vetëm një kryq dhe një libër simbolik. Aty parashikohet ndërtimi i një memoriali të denjë për poetin.
Pas studimit në Bosnje si meshtar, do të kthehej sërish në Troshan, ku edhe do të jepte meshën e tij të parë, teksa ishte 23-vjeçar.
Këmbanaria u rrëzua dhe hyrja u tjetërsua, për të lejuar kalimin e kamionëve.
Mesha e shenjtë, e kremtuar me 3 mars 1991, shënon edhe për Lezhën fillimin e një pranvere të re fetare e, njëkohësisht, rikthimin e ndërtesës historike kishtare në funksionin e saj si vend kulti i krishterë.
Mendohet se në dritaret e kësaj kishe At Gjergj Fishta ka shkruar këngën e fundit të “Lahutës”.
8 Kuvendi, kisha dhe shkolla Fraçeskane nuk mund të jenë jashtë këtij itinerari. Më 1902 u emërua sekretar i Komisariatit Gjeneral të Misionit Françeskan në Shkodër dhe po atë vit u bë i pari drejtor shqiptar i Shkollës Françeskane, ku ndërmori si iniciativë të parë vendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë mësimi, pasi në Shkodër, aso kohe, synohej ndjekja e shkollave në gjuhët italisht, frëngjisht, turqisht.
Më 15 shkurt 1907 me Gjeçovin themeloi të parën bibliotekë shkollore në viset shqiptare. Ku pëveç librave të vet e të bashkëvëllezërve, mblodhi gjithçka gjeti të vlefshme për të rinj e studentë e mësues.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.