Një ditë feste nuk do të mund të kuptohej pa mirënjohjen. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti nderoi me certifikatën e “Mirënjohjes” 8 personaliteteve të Gjirokastrës.
“Mirënjohje për të gjithë ata që me punën e tyre të përditshme mundësuan praninë tonë, këtu sot”, tha Margariti në skenën e festës për 15-vjetorin e shpalljes së Gjirokastrës: “Pasuri kulturore e mbarë njerëzimit”
Një falenderim i veçantë, nga ana e Ministrisë së Kulturës i shkoi:
“Bashkisë së Gjirokastrës, që mban në këmbë këtë qytet, që kërkesat i ka po aq të mëdha sa edhe vlerat!”
“Për përcjelljen e traditës dhe vlerave më të mira të Gjirokastrës, këtij qyteti të jashtëzakonshëm, pasuri e mbarë njerëzimit, i cili ka frymëzuar dhe nxitur talente, që janë kthyer në modele, që duhen ndjekur nga brezi i ri”, i shprehim mirënjohjen tonë:
Mjeshtrit të polifonisë: Xhevat Avdalli (pas vdekjes)
Gurëgdhendësit: Muhedin Makri (pas vdekjes)
Artizanes: Ruhije Bineri
Bilbilit të këngës gjirokastrite: Petrit Lulo
Një tjetër mjeshtër i polifonisë: Arian Shehu
Shkrimtarit: Tasim Gjokutaj (pas vdekjes)
Sociologut: Resul Llogo (pas vdekjes)
Diplomates: Tatiana Gjonaj (Tushe)
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.