THIRRJA E HAPUR DEDIKUAR “FONDIT TË TEATRIT PËR TË RINJ”, EDICIONI II
Bazuar në ligjin nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën” i ndryshuar, si dhe në përputhje me misionin dhe politikat e Ministrisë së Kulturës mbi nxitjen, promovimin dhe krijimin e hapësirave mbështetëse për skenën e pavarur artistike në fushën e teatrit, shpallet;
“Fondi i Teatrit për të Rinj”, Edicioni i II, përgjatë vitit 2023.
Projektet teatrore përfituese nga ky fond realizohen nën kujdesin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në bashkëpunim me teatrot e rretheve, duke sjellë në vëmendje dramaturgjinë bashkëkohore edhe shqiptare në rang vendi; gjithëpërfshirjen e artistëve të rinj në disiplinën e teatrit; pasurimin e fondit të teatrit nga të rinjtë.
Në kuadër të “Paktit me Universitetet”, të rikonfirmuar ndërmjet Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Universitetit të Arteve, Fakultetit të Artit Skenik, institucionet angazhohen të jenë partnerë në zhvillimin e kulturës së artit skenik, duke promovuar kapacitete të reja krijuese dhe artistike.
Periudha e realizimit Prill-Nëntor 2023.
Mosha e krijuesve dhe interpretuesve të veprës të jetë deri në 35 vjeç.
Përmes “Fondit të teatrit për të rinj, në vitin 2023”, me një shumë prej 10,000,000 lekë synohet:
Fondi do të përmbajë një repertor prej 10-14 shfaqjesh, të dramaturgëve shqiptarë dhe bashkëkohorë.
Kohëzgjatja e projekteve: 2 – 6 muaj
Afatet kohore të Thirrjes: Dorëzimi i aplikimeve 23 Janar-23 Mars 2023
Shpallja e fituesve: Prill 2023
Mënyra e aplikimit:
TIPOLOGJIA/LLOJET E PROJEKTEVE QË NUK FINANCOHEN
VIZIBILITETI
Aplikantët duhet të marrin të gjithë hapat e nevojshëm për të publikuar faktin që Ministria e Kulturës ka financuar ose bashkëfinancuar projektin duke përdorur logon e Ministrisë së Kulturës, duke bashkëvepruar me departamentin përkatës përpara çdo publikimi.
VËMENDJE:
Lejohen të aplikojnë vetëm individë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.