SHPALLJE VENDI VAKANT
Në zbatim të Ligjit 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 139, datë 21.10.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë shpall konkursin për pozicionin e punës:
Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin si më sipër, është:
– Realizimi i punimeve koherente si: heqje vegjetacioni, punime te ndryshme ndërtimi, restaurime, pastrime, punë mirëmbajtëse etj…
Kriteret e përgjithshme:
Kriteret e veçanta:
Kandidatët duhet të dorëzojnë në rrugë postare, pranë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, dokumentacionin e kërkuar si më poshtë:
– Letër motivimi për pozicionin e punës;
– Jetëshkrimin e tij/saj;
– Fotokopje e dwftesws e njehsuar me origjinalin dhe listë e notave e njehsuar me origjinalin.
– Fotokopje e njehsuar e librezës së punës;
– Çertifikata, kualifikime, dëshmi, rekomandime për aftësi të ndryshme, të njehsuara me origjinalin;
– Raport i gjendjes shëndetsore, që vërteton aftësinë për punë;
– Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
– Fotokopje e letërnjoftimit.
Dokumentacioni i kërkuar, të dorëzohet brenda datës 10.02.2023.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.