Nis restaurimi i Pazarit të Gjirokastrës. Projekti i rilindjes urbane financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit synon jetëzimin e zonës historike-kulturore, po ashtu edhe një mundësi të re për banorët.
Albanian-American Development Foundation, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Bashkinë Gjirokastër, organizuan ditën e dielë, më 25 shtator 2016 tek Qafa e Pazarit Gjirokastër, takimin për përurimin e fillimit të punimeve për restaurimin dhe konsolidimin e Pazarit të Gjirokastrës.
Në total në këtë qytet është investuar një fond prej 10 milionë euro, ndërsa pazari është i 4-ti në nivel kombëtar që i nënshtrohet restaurimit.
Pazari i Gjirokastrës, vendi më simbolik jo vetëm si destiacion tregtar do t’i nënshtohet restaurimit. Detajet e para të projektit përmes fotove kanë për qëllim ruajtjen e trashëgimisë kulturore zhvillimin e zonës si atraksion turistik.
Restaurimi që financohet nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit dhe Qeveria shqiptare, do të jetë fundi i një shqetësimi të ngritur ndër vite nga UNESCO se trashëgimia kulturore në Gjirokastër po rrënohet.
Ministrja Kumbaro e konsideron këtë ndërhyrje si kthim të krenarisë së qytetit të gurtë, ndërsa theksoi nevojën emergjente për të ndërhyrë si një shqetësim i ngritur nga UNESCO në vitin 2013. “Në korrik të 2013 shteti shqiptar rrezikonte të merrte nga UNESCO damkën e turpit për mungesë të plotë vëmendje, përgjegjësie dhe zbatimit të ligjit të trashëgimisë. Morëm përsipër atë që premtuam, t’i kthejmë Gjirokastrës statusin e kurorës së krenarisë shqiptare”.
Investimet në qytetin e Gjirokastrës kanë arritur në një investim afro 10 milion euro.
Zëvendës Kryeministri, Niko Peleshi u shpreh se : “Projektet në një qytet, nuk do të përfundojnë pa arritur standardin e një qyteti europian. Dhe për këtë arsye kemi investuar 10 milion euro në Gjirokastër, nga parku i Viroit, shëtitorja, bulevardi dhe 30 rrugica”.
Michael Granoff, Drejtori i Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit tha se ndërhyrje të tilla janë jetike për banorët.
Në ceremoninë e hapjes së kantierit të ndërtimit në Pazarin e Korçës, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, Ministria e Kulturës, Ministria e Zhvillimit Urban, Bashkia Gjirokastër, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për restaurimin dhe konsolidimin e Pazarit të Gjirokastrës.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.