Shumë qytete europiane si Vjena, Zyrihu, Berlini, Këlni, Parisi, Roma janë përgatitur për të kremtuar këtë njëqindvjetor, për t’u kthyer në vende ku tradita dhe frymëzimi Dada është mbajtur gjallë. Por jo shumë e dinë se lëvizja artistike Dada, përveç qyteteve perëndimore ka qenë e përhapur edhe e zhvilluar në Europën Lindore e atë Juglindore, e njohur si DadaEast apo JugoDada. Përmes këtij festivali , organizatorët dëshirojnë të prezantojnë një koncept të bashkuar të një Europe, e cila në perspektivë artistike shfaqet pa kufizime dhe pa kufij kulturorë, ku të gjitha vendet kontribuojnë bashkë .Prej datës 26 e deri më 30 shtator, Shoqata kulturore “Poeteka” me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Rrjetin Europian për letërsi dhe libra “Traduki”, në bashkëpunim me Pavijonin e Serpentine “Reja” Festivalin e Letërsisë dhe Performancës, titulluar “DadaEast/Dada-Days”Ky edicioni i dhjetë i kushtohet Dadaizmit në Europë dhe veçanërisht në Ballkan në 100 vjetorin e lëvizjes së artit avangard europian 1916-2016, si edhe do të botojë një numër special të revistës Poeteka (partner i rrjetit të revistave kulturore Eurozine) kushtuar autorëve e shkrimtarëve europianë dhe ata të Europës Juglindore , pjesëmarrës në Festivalin Dada-Days.
Formati dhe aktivitetet e kthejnë kujtesën në këtë periudhë të hershme drejt një rrjedhe aktive të aksionit në jetën tonë bashkëkohore dhe art, ashtu siç e ka realizuar Dada. Kujtesa, por gjithashtu edhe përditësimi dhe prezantimi i një qasjeje në sfondin e ditëve të sotme është një nga objektivat për të realizuar në këtë festival. Festivali synon të përfshijë qytetin në këtë program, njerëz dhe institucione, dëshiron të frymëzojë kombinimin e jetës së përditshme me artin ,kulturën dhe të jetuarit, për të frymëzuar komunikimin përmes arteve në sheshe dhe në bare letrare e muzikore. “Nuk është ideja e një bashkimi formal me qytete të tjerë europianë, të cilët do të kremtojnë këtë përvjetor, por gjithashtu për ta bërë të dukshëm kontributin e qendrave të Europës Juglindore në këtë lëvizje”- pohon Leka, ndërsa të ftuarit janë artistë nga Austria, Bosnje Hercegovina, Gjermania, Franca, Rumania, Zvicra, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia, Kosova, Italia, Greqia, si Jani Osëald, Ervina Halili, Zvonko Karanović, Demosteni Agrafiotis, Željko Barišić, Franko Bušić, Zunaza Finger-përkthyese nga gjuha shqipe edhe gjuhët sllave në gjermanisht, Patrick Dubost autor i tridhjetë librave dhe dy albumeve, Dorian Steinhoff, performues i poezisë slam, libri i të cilit “Drita e flakës në fytyrat tona” do të vijë në shqip në ditët e festivalit nën logon e botime “Poeteka” përkthyer nga Sokol Mici. Dada nuk resht së habituri as tani pas 100 vitesh. Peshkopi ortodoks nga Maqedonia Metodij Zlatanov është një tjetër performues dadaist i ftuar në këtë festival. Fotografia e tij me portretin e Hugo Ball në duar është një sensacion për të kuptuar sesa gjithëpërfshirëse është lëvizja Dada. Gjatë një javë sheshe, kafene, klube, pikëtakime në Tiranë do të përfshihen në diskutime, performanca, ekspozita, simpoziume, lexime të hapura, video-poezi apo poezi zanore si edhe promovime librash dhe një edicion special i revistës “Poeteka”.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.