Dua Lipa do të jetë në Tiranë më 10 gusht, në një koncert të hapur për publikun në sheshin “Nënë Tereza”. Ky koncert vjen nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës.
Këngëtarja e ka përfshirë Shqipërinë përgjatë turit që ajo do të zhvillojë në të njëjtën kohë në disa vende të Ballkanit.
E rritur duke dëgjuar këngët e babait të saj, këngëtarit kosovar të “Rock”-ut, Dukagjin Lipa, ajo gjithmonë ka ushqyer një dashurinë të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke e theksuar dukshëm origjinën e saj.
Që prej vitit të kaluar, pas hitit të saj të parë “New Love”, më pas ka ardhur “Be the One” në tetor të 2015-s. Hiti i saj i tretë “Last Dance” u lançua në shkurt të këtij viti. Fama e saj ndërkombëtare është një kartolinë e mirë promovimi për Shqipërinë, pasi me gjasë një pjesë e fansave të saj jashtë kufijve do të jenë pjesëmarrës në koncertin e madh të 10 gushtit.
10 gusht, ora 20:00, sheshi Nënë Tereza, Tiranë
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.