Projekti “Tinguj dhe Monumente” është në udhëtimin e tij. Muzika e bukur shqiptare dhe ajo botërore, e interpretuar nga formacioni i harqeve “Tinguj dhe monumente“ po dëgjohet nëpër vendet monumentale të Shqipërisë.
Në ditën ndërkombëtare të muzeve, formacioni performoi në Apoloni, ku nëpërmjet muzikës spektatorë të pranishëm u njohën edhe me historinë e Apolonisë.
Në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Margarita Tutulani koncerti i radhës është me datë 9 Qershor 2016 në Berat. Pas realizimit të performancës mbyllja e koncertit do të bëhet së bashku me orkestrën e qytetit, në sheshin kryesor të qytetit përpara Qendrës së Kulturës. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës.
9 qershor 2016 , ora 20:00, Berat
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.