Festivali i muzikës së dhomës Different Trains, që bashkoi këto vite disa prej artistëve më të mirë shqiptarë në botë, mbërrin tashmë në edicionin e tij të pestë dhe si një përvjetor i vogël, ai do të mbahet në dy periudha këtë vit, në maj dhe në tetor.
Edicioni i pranverës i titulluar “The Sun”, do të përqëndrohet në epokën e artë të muzikës klasike, me autorë si Boccherini, Paganini, Mozart e Beethoven. Dritëhijet e muzikës franceze përfaqësohen nga Gabriel Fauré, ndërsa romantizmi gjerman nga Brahms. Mjaft i veçantë koncerti i datës 26 maj me program nga muzika e Rilindjes dhe baroku gjerman e francez, i titulluar “The joy of Paradise”.
Shumë prej veprave janë premiera shqiptare. Artistë të rinj por me një eksperiencë të madhe skenike, do të vijnë nga shumë vende të ndryshme për t’u takuar në stacionin e tyre të përvitshëm, në Tiranë.
Different Trains me Joel Blido, Xhoan Shkreli, Marin Gjollma, Fation Hoxholli, Amelie Chemin, Vlorent Xhafaj, Paolo Pandolfo, Admir Doçi dhe Hindenburg Leka.
Koncertet:
E martë 17 Maj Universiteti i Arteve ora 19
Vepra nga Wolfgang Amadeus Mozart, Ludwig van Beethoven dhe Gabriel Fauré
E hënë 23 Maj Universiteti i Arteve ora 19
Vepra nga Niccolo Paganini, Johannes Brahms dhe Luigi Boccherini
E enjte 26 Maj Galeria Kombëtare e Arteve ora 19
Vepra nga Tobias Hume, Antoine Forqueray, Monsieur de Sainte-Colombe, Johann Sebastian Bach, Cristoph Schafratt dhe Cristopher Simpson
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.