“ Brisku” shkruar nga Naser Shatrolli, vënë në skenë nga teatri “Istref Begolli” do të shfaqet për publikun e Tiranës. Shfaqja është format që futet brenda kornizave të absurdit por që mishërohet me jetën dhe vërtetësinë e një mendësie të tërë kosovare në një rrethanë kur Kosova është e lodhur, mërzitur, kur të rinjtë nuk shohin dritë përtej qepalleve të tyre, dhe, për të ushqyer sy e mendje, ata do të lëvrojnë ide brenda një dyqani të vjetër parukerie se si të gjenden rrugët për të lëvizur në Amerikë. Është dramë tipike bashkëkohore – format kamertal, të cilin e rrethon publiku në të katër anët e skenës.
14 maj, ora 20:00, TKEKS
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.