Ministria e Kulturës, në vijueshmëri të politikave mbështetëse në fushën e letrave, shpall sot listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar për vitin 2016. Ky program vijon pas Thirrjes për projekte artistike ku u mbështetën 17 projekte të lidhura drejtpërsëdrejti me librin dhe botimet.
Fondi për Përkthimin Letrar (FPL), i themeluar në vitin 2014, dëshmon në të tretin vit për vëmendjen e Ministrisë së Kulturës në nxitjen dhe mbështjen financiare të përkthime të arrira të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe, në nxitjen e përkthimin cilësor dhe promovimin e tij si një nga format më të rëndësishme artistike të shprehjes letrare.
Fondi për Përkthimin Letrar synon njëkohësisht t’u vijë në ndihmë botuesve për të ulur kostot e librit duke ndikuar në rritjen e cilësinë së katalogut të tyre.
Përmes FPL-s Ministria e Kulturës kujdeset që të vendoset standardi i respektimit të së drejtës së autorit si një nga kushtet e domosdoshme për t’u përzgjedhur.
Nga 37 aplikime të shtëpive botuese e përkthyesve, u përzgjodhën 12 prej tyre të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit.
Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen përkthyesit dhe shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.
Shtëpia botuese | Titulli i librit | Autori | Përkthyesi
|
|
1. | Pika pa sipërfaqe | Rrëfenja të mbinatyrshme | Carlos Fuentes | Bajram Karabolli |
2. | Fan Noli | Shkuma e ditëve | Boris Vian | Edmond Tupja |
3. | Toena | Lulëkuqja dhe kujtimi | Paul Celan | Ana Kove |
4. | Argeta LMG | Pranvera e barbarëve | Jonas Lysher | Afrim Koçi |
5. | Pegi | Posta | Charles Bukowski | Iris Sojli
|
6. | Albas | Uni i tij i ndaluar | Peter Carey | Ukë Buçpapaj |
7. | Ombra GVG | I ndërruar i shejtanit | Kenzeburo Oe | Rudi Erebara |
8. | Botimet IDK | Stoneri | John Williams | Piro Misha |
9. | Dituria | Karriera e së keqes | Robert Galbraith (J.K.Rowling) | Dhimitër Gjodede |
10. | Saras | Zona e interesit | Martin Amis | Lavdimir Marku |
11. | Fjala | Të gjithë dritën që nuk mund ta shohim | Anthony Doerr | Margarita Skënderi |
12. | Neraida | Ditar i vogël i kufijve | Gazmend Kapllani | Aida Karanxha |
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.