Që nga viti 2000, më 26 prill të çdo viti, të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara festojnë Ditën Botërore të pronësisë Intelektuale, me qëllim promovimin e IP si një mjet civilizimi i fuqishëm që ndikon në rritjen ekonomike të një vendi.
Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes organizojnë Konferencën Kombëtare me sloganin “Reforma në sistemin e Pronësisë Intelektuale – Sfidë, angazhim për Integrimin Evropian si dhe zhvillimin ekonomik të vendit ”.
Pjesë e kësaj konference do të jenë përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore, përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë, sipërmarrja e lirë, autorë, krijues, grupe të caktuara interesi, Institucione të Arsimit të lartë etj.
26 prill, Ora 09:30, Hotel “Tirana International” – Salla “Balsha”.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.