“Il Mio Canto” kështu e ka e titulluar tenori shqiptar me famë botërore Sajmir Pirgu, albumin e tij me ariet më të bukura italiane dhe franceze, promovuar në Londër nga “Opus Arte”, shtëpia diskografike e Operas Mbretërore në Covent Garden dhe nga studiot e BBC 3.
Albumi i Sajmir Pirgut është cilësuar “protezheja” e tenorit legjendar Luciano Pavaroti. Këtë album do ta shoqërojnë një sërë performancash në Firence, Moskë, Vjenë, Berlin, Paris, Tokio e Nju Jork.
Realizimi i këtij albumi është bërë nga orkestra “Maggio Musicale Fiorentino”, e dirigjuar nga Spernaza Scappucci. Turneu botëror i muajve shkurt e mars do të sjellë “ Il Mio Canto” në një performancë ekskluzive për publikun shqiptar në datë 5 mars në Tiranë.
5 Mars, Ora 19:00, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.