Ministria e Kulturës, më 3 dhjetor 2015 shpalli thirrjen për Projekt-Propozime, 2016 në Art&Kulturë, e cila u mbyll në datë 15 janar 2016. Kolegjiumi i Ministrisë së Kulturës mori në shqyrtim rreth 212 projekt-propozime në Art&Kulturë&Trashëgimi, nga të cilat përzgjodhi 92 projekte fituese. Në këtë thirrje për vitin 2016 është parë një interes në rritje i aplikantëve të rinj, me propozime, ide dhe projekte të subjekteve, organizatave, apo shoqatave kulturore.
Kolegjiumi , i konsultuar me ekspertë të vlerësimit të politikave dhe strategjisë kulturore, vlerësoi fituese projekt-propozimet që shprehin : Zhvillim të krijimtarisë kombëtare, ide novatore dhe garantojnë cilësi dhe profesionalizëm në realizim, hulumtojnë në projekte edukimi që nxisin leximin, aftësitë krijuese dhe zhvillojnë audiencën, sjellin zhvillim dhe gjallërim të skenës artistike e kulturore në Shqipëri, dëshmojnë respektimin e të drejtës së autorit, përkrahjen e të rinjve – duke filluar nga potenciali i tyre krijues e deri tek punësimi i tyre. Kolegjiumi këtë vit ka mbështetur rreth 20 projekte të artistëve të rinj, që propozojnë proces kërkimor teatror në zhvillimin skenik, festivale muzikore, edukim artit, trashëgimisë përmes teknologjisë duke besuar në rritjen e audiencave dhe kultivimin e publikut të ri në moshë. Janë vlerësuar fitues projekt-propozimet që përputhen me kriteret e shpallura në udhëzuesin që shoqëroi thirrjen që shprehin qëndrueshmëri dhe vazhdimësi në realizim, shtrirjen gjeografike dhe kohore, si dhe aftësia për të thithur fonde nga burime të tjera.
Projektet e përzgjedhura do të mbështeten në mënyrë të pjesshme nga Ministria e Kulturës.
Njoftojmë se subjektet, projektet e të cilëve janë përzgjedhur për mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, do të kontaktohen brenda 10 ditëve për të vazhduar me hapat e mëtejshëm
Lista e plotë e projekteve të përzgjedhura, në rend alfabetik, është si më poshtë vijon:
Nr | Projekti | Aplikuesi |
1 | “Albamono”– Teatër/Festival ndërkombëtar i monodramës | Shoqata Kulturore Artistike ‘Iliria’ |
2 | “Art House” – Art/Krijimtari/Edukim/Arti si eksperiencë dhe kërkim gjuhësor | Adrian Paci |
3 | “Butrint 2000” –Teatër/ Festivali 14-të ndërkombëtar i teatrit | Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar, Tiranë |
4 | “Don Kishoti”-Teatër/ Zhvillim skenik | Shoqata artistike “Klaus’Film” |
5 | “Familja Tot”- Teatër/Zhvillim skenik | Artlink |
6 | “Flauti magjik” – Muzikë/Festival/Zhvillim audiencash me shkollat e mesme | Klarineristët shqiptarë dhe improvizimi muzikor |
7 | “Këngët e Tokës”- Edukim artistik/ Muzikë/ Zhvillim audiencash | Adriana Dizdari |
8 | “Kujtesa e ujit”- Teatër/Zhvillim skenik | Rozina Kostani |
9 | Kinostudioja “Shqipëria e vjetër”- Letërsi/ Botim | Gëzim Qendro |
10 | “Marta” – Teatër/Laborator eksperimental/Zhvillim skenik | Shoqata Globart |
11 | “My name is Balkan”- Art kontemporan/Muzikë/Dance/ Festival | Fondacioni Qendra M.A.M
|
12 | “Pjeri dhe Ujku”- Edukim artistik/ Zhvillim aftësive artistiko-kulturore | Shoqata Radio |
13 | “Tollumbaci i lumtur në barkun tim”- Letërsi/ Botim | Jolian Nole |
14 | “Tradhtitë”- Teatër/ Zhvillim skenik | Ermela Ruri |
15 | “Verë në Epidamn”-Teatër/Festival | Shoqata Kulturore “Eja në Teatër” |
16 | 12 piktorë të peizazhit shqiptarë- Art pamor/ Ekspozitë | Plener Art |
17 | Albania Dance Meeting Festival – Dance/ Festival ndërkombëtar i dancit kontemporan | Shoqata “Durrës Beauty” |
18 | Arkivat në lëvizje – Film/ Shkollë verore/ Restaurim audiovisual | Open Mind |
19 | Art Colony POGRADECI ’16 – Art pamor/ Krijimtari | Shoqata ANTIK |
20 | Art Folk – Art Pamor/Kultura rome/Ekspozitë | ASA |
21 | Art- Im- Pulse –Film/Festivali i filmit ballkanik dhe artit kulinar | Art- Im- Pulse |
22 | Arti Kontemporan në Zeta- Art Pamor/Ekspozitë | Qendra Zeta |
23 | Arti, fëmijët dhe muzeu – Edukim artistik/ Trashëgimi/ Art pamor | Giada Kuka |
24 | Aty ku dielli nuk perëndon-Teatër/Zhvillim skenik | Saimir Gongu |
25 | Aulona Interfolk Festival- Trashëgimi /Muzikë/ Festival | Qendra Kulturore “Aulona”, Vlorë |
26 | Balkan Contemporary music festival- Muzikë bashkëkohore/ Festival | Albanian composers association |
27 | Balkan Teater Tirana Fest-Teatër/Festival/ Shfaqje | Shoqata për Menaxhimin e Artit dhe Kulturës |
28 | Bunkerplis – Trashëgimi/ Art | Fation Murati |
29 | Ciceroni virtual – Teknologji/ Art/ Kulturë | Metroresearch |
30 | Çmimet Kult- Qendra – Art&kulturë/Spektakël | Akademia Kult |
31 | Dea open air International Film Festival –Film/Festival ndërkombëtar | Multimedia Studio |
32 | Different Trains Festival – Muzikë/Festival i muzikës së dhomës | Different Trains |
33 | Doku TIF-Film/ Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar | Albanian Art Institute |
34 | Festivali i 2-të ndërkombëtar i akuarelit -Art pamor/Festival/ Zhvillim audiencash | Shoqata kulturore Vizart |
35 | Festivali i 13-të mbarëkombëtar i instrumentistëve të vegjël popullor, Fushë – Arrëz- Trashëgimi/ Festival/ Muzikë | Shoqata Eko-turistike Pukë |
36 | Festivali i 54-të mbarëkombëtar i këngës për fëmijë Shkodër 2016” – Muzikë/Festival për fëmijë | Shoqata Shpirti Artistik i Shkodrës
|
37 | Revista Letrare “Saras” ; Letërsi/Botime/Revistë | Shtëpia botuese “Saras” |
38 | Festivali Multikulturor- Art&Kulturë&Trashëgimi | Njerëz dhe Ide |
39 | Festivali ndërkombëtar i filmit për fëmijë, për adoleshentë–Filmi animuar/Edukim | Shoqata Anifest |
40 | Festivali i 11 ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut në Shqipëri – Filmi/Edukim me konceptet e të drejtave të njeriut – Art vizual | OraFilm Marubi |
41 | Festivali Ndërkombëtar i muzikës së dhomës, Durrës – Festival/ Muzikë | Shoqata kulturore ” Arti dhe kultura Italo Shqiptare |
42 | Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” –Arti lirik operistik | Shoqata “Kulturë – Media – Art” |
43 | Festivali Ndërkombëtarë i Kitarës së Tiranës, Edicioni 4-Festival/Muzikë | Guitar Foundation of Albania |
44 | First Step Film Fest #3 – Festival/ Filmi/ Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Studentë | Shtëpia filmike “d’ART” |
45 | Fjalor rromisht –shqip-rromisht – Letërsi/ Botim | Rromani Baxt Albania RBA |
46 | Fotografia e 21-të- Art pamor/ Fotografi/ Terapi përmes artit | Qendra shqiptare për Shërbime Psikologjike dhe Terapeutike |
47 | Frymëzime nga pena e Kadaresë- Letërsi/ Edukim/ Zhvillim audiencash | Open doors |
48 | Hapësira MIZA Art Gallery- Art Pamor/ Ekspozitë | Miza Gallery |
49 | International Festival “JAZZ in Albania & World Music” edicioni 5- Festival/ Muzikë jazz | Shoqata “Syri blu” |
50 | International Festival Brass- Festival/ Muzikë | Shoqata “Artistët interpretë” |
51 | Javët e Arkitekturës në Tiranë 2016: Në mes të “Amerikave dhe Azisë”- Arkitektura pas globalizmit- Art pamor/ Design/ Ekspozitë | Universiteti Polis |
52 | Kaba 2.0 festival – Muzikë,branding Albania | Rek Remont Kapital |
53 | Këngët e Pafajësisë William Blake– Teatër/Kërkim alternativ | Armela Demaj |
54 | Koncert për piano dhe orkestër Cesar Frank- Muzikë/ Koncert | Milen Nikolla |
55 | Kronikë në Dropull- Trashëgimi/ Art/Kulturë | Connext SHPK |
56 | Laborator i diskursit kritik shqip – Letërsi/ Kritikë/Hulumtim | Elona Pira |
57 | Lugina e qendrës- Art Pamor/ Ekspozitë | Instituti i Studimeve Politike |
58 | “Laurette de Paname”-Spektakël-Kabare | Aleanca Franceze e Tiranës |
59 | Maratona e muzikës violinistike, Edicioni VI-të-Festival/ Muzikë/Festival | Shoqata “Bota e Artit” |
60 | Mbështetje për seksionin art dhe kulturë të revistës“Europa” ; Botime/Revistë | Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare |
61 | Muzika e dhomës dhe krijimtaria e saj- Muzikë/Krijimtari/Koncerte | Shoqata Kulturore “Skampa” |
62 | Na t’birtë e shekullit të ri- Teatër/Zhvillim skenik | Alma Hoti |
63 | Në kujtim të Ardian Klosit- Letërsi/ Botime/Promovime | Shtëpia Botuese “Fjala” |
64 | New Energy/Energji– Teatër/ Teatri alternativ, zgjerimi i veprimit | Shoqata Europiane e Teatrit Bashkëkohor Shqiptar A.T.K |
65 | “Një jetë me ty”-Teatër/Zhvillim skenik | Erion Kame |
66 | Oda Dibrane –Trashëgimi/ Festival | Qendra Kulturore Peshkopi |
67 | Organizimi i festivalit letrar për të rinj “Tiranë 2016” (Edicioni II); Letërsi/Festival | “Toena” |
68 | Panairi i XIX i librit “Tirana 2016”; Letërsi/Botime/Promovime | Shoqata e botuesve shqiptarë |
69 | Përmeti multikulturor 2016- Trashëgimi/ Muzikë | CIOFF |
70 | Poeteka- Letërsi/Botime/Rezidencë / Revistë | Shoqata Poeteka |
71 | Programi i Residencave AIR-LAB –Art Bashkëkohor/ Rezidencë | Instituti i Artit Bashkëkohor Tiranë,TICA |
72 | Qilimat me motive autentike shqiptare- Trashëgimi/ Krijimtari | Shoqata e Stilistëve Shqiptarë |
73 | Revista Aleph –Letërsi/ Botim/ Revistë | Shoqata Klub Aleph |
74 | ” Rrënjë të largta –Muzikë/ Trashëgimi/ Koncerte | Gjenerata e re |
75 | Rock Simphony concert- Muzikë/ Koncert rock simfoni | Fondacioni i Olimpit |
76 | Rock Stock Festival-Days for music and friends- Muzikë rock/ Festival | Youth 4 Society |
77 | Romanca Shqiptare- Muzikë/ Festival/ Koncerte | Haig Zacharian/Endri Sina |
78 | Rrugëtim virtual i GKA, MK dhe Kalasë së Krujës –Teknologji/ Trashëgimi/ Kulturë | Cross Culture |
79 | Rrëfimi i legjendave – Letërsi/ Trashëgimi/ Edukim | Admira Poçi |
80 | Sabbat 2016, “Punëtori mbi mjeshtërinë e shkrimit në prozë dhe poezi”/ Letërsi /Krijimtari | Luljeta Leshanaku |
81 | “Shirli Valentinë”- Teatër/Monodramë | Olta Daku |
82 | Shkodra Fest- Muzikë/ Teatër | Elsamed Senaj |
83 | Skulptura e parkut 2016 – Art Pamor/ Skulpturë/ Krijimtari | Genti Tavanxhiu |
84 | Të jetosh me 47 kromozone- Art Pamor/ Fotografi/ Ekspozita | DSA |
85 | Të lexojmë qytetin –Letërsi/ Edukim/ Lexime | Shtëpia Botuese “Albas” |
86 | The first solo show- Art Pamor/Rezidencë arti bashkëkohor/Zhvillim kapacitete | Tirana Art Lab |
87 | Tinguj dhe Monumente- Art/ Trashëgimi/ Koncerte | Gëzim Belegu |
88 | Tirana 48 hour Film Project –Film/Krijimtari/Zhvillim kapacitete | Shoqata për zhvillimin e turizimit kulturor |
89 | Tirana Lexon – Letërsi /Debat/Lexime | Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë |
90 | “Trillet e Mozartit”-Festival/ Muzikë dhome | Boom Boom events |
91 | T’u lexojmë që të lexojnë- Letërsi/Lexime/Edukim | Botime Pegi |
92 | Vox Baroque ed. III – Festival/Koncerte | Qendra Vox Baroque |
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.